Transpanti i zemrës së vajzës së ndjerë tek 22 vjeçari nga Bërvenica, babai i djalit ka një porosi?

Babai i pacientit 22-vjeçar që sot pranoi sot zemrën e vajzës së ndjerë Verica Bellçovska i ka shprehur ngushëllime familjes së saj nga Berova, duke e falënderuar për dhurimin e organeve.

Svetko Strezovski nga Bërvenica e Tetovës tha se ka kontaktuar me djalin dhe se ai për momentin është në gjendje të mirë shëndetësore. “Fillimisht i shpreh ngushëllime familjes së Vericës së ndjerë, përmes së cilës ja djali im arriti të bëhet me zemër prej dhuruesit, që mundësuan që djali im të vazhdojë jetën. Djali t i punonte zemra diku 14 për qind, kërkuam dhurues dhe ja falë zotit u gjet. Kam folur me djalin, ndjehet mirë”, tha Svetko Strezovski, baba i Ile Strezovskit.

Ndryshe, Verica Bellçovska kishte ndërruar jetë në moshën 20 vjeçe në një aksident trafiku. Familja vendosi që organet e saj të dhurohen për qëllime mjekësore. Organet e Vericës mundësuan realizimin e transplantimit të zemrës , dy veshkave si dhe transplantimin e indit kockor.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se punonjësit shëndetësorë në vendin tonë për të dytën herë me radhë kanë kryer transplantimin e zemrës, transmeton Alsat. Bëhet fjalë për një djalë 22 vjeçar, të cilit i është transplantuar zemra e një vajze të ndjerë, familja e të cilës ka dhuruar organet, përcjell Alsat.

“Në ora 3:33 të mëngjesit të sotëm, tek një djalë 22-vjeçar janë dëgjuar rrahje të një zemre të re, të dhuruar! Ky është transplantimi i dytë i zemrës i kryer në historinë e vendit, në Klinikën e Kardio-kirurgjisë . Urime të gjithë kolegëve dhe faleminderit gjithë ekipit që punoi pa u lodhur gjatë gjithë natës! Ky është një sukses i madh i kujdesit shëndetësor maqedonas, që nuk do të ishte e mundur pa pëlqimin për dhurimin e organeve nga familja e pacientes së re që humbi jetën e saj para kohe. Jam krenar për kolegët e mi!”, shkruan Filipçe.