Transportuesit presin takim me kryeministrin, qytetarët presin autobusët

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

09/01/2023

Transportuesit privat ende presin takimin me kryeministrin Kovaçevski, ndërkohë që qytetarët ende presin autobusë, shpesh edhe më shumë se një orë. “Sloboda Prevoz” dhe” Makekpress” tërhoqën autobusët nga bllokimi i bulevardeve, sepse kryeministri publikisht u premtoi takim pasi të përfundonte raporti i revizionit nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. Raporti përfundoi dhe në bazë të tij tek transportuesit privat nuk janë gjetur parregullsi. Kemal Muriç nga “ Sloboda Prevoz” shpreson që kryeministri të mos e lërë në harrës premtimin e tij.

“Në me durim do të presim që të na thërrasë kryeministri, sepse ai publikisht e tha atë. Shpresoj se nuk do të presim edhe për shumë kohë, sepse ka kaluar shumë kohë. Kemi mbetur në shtëpi, pa të ardhura. Po përballemi me probleme serioze ekzistenciale. Kështu që, duam të besojmë dhe shpresoj se instanca më e lartë, kryeministri si përgjegjësi shoqërore si institucion dhe individ nuk do e lërë edhe shumë kohë kështu këtë situatë. Shpresojmë shumë në pranim të shpejtë”, tha Kemal Muric- “ Slobona Prevoz”.

Ai tha se që kur ata janë tërhequr, disa linja nuk kanë fare autobus, siç është ajo me numër 45, ndërsa disa të tjera nga 10 autobusë sa kanë pasur në qarkullim, tani kanë vetëm nga dy.

“Konkretisht në linjën numër 45 nuk është lëshuar në qarkullim asnjë autobus nga Ndërmarrja Për Qarkullim Publik. Linja 23 ka vetëm dy autobus, nga mbi 10 të tilla sa kishte më parë, pra për autobus presin më shumë se 2 orë. Linja numër 19 gjithashtu funksionon vetëm me dy autobus, linja numër 9 gjithashtu. Unë me plot siguri ju them, se linjat që kishim ne, tani nuk janë mbuluar as me ¼”, deklaroi Kemal Muric- “ Slobona Prevoz”.

Dërguam pyetje në Qeveri nëse së shpejti planifikojnë t’i thërrasin transportuesit privat në takim dhe nëse ka ndonjë propozim konkret për ata, por nuk morëm përgjigje. Nga Qyteti i Shkupit heshtje, gjithashtu. Zanafilla e këtij problem është pak muaj më parë kur transportuesit privat ngritën zërin për të kërkuar paratë, që sipas ty, u ka borxh Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja për Qarkullim Publik. Nga Qyteti i Shkupit mohuan këtë borxh, dhe palët do të shihen më 9 shkurt ku përpara gjykatësit do të mbrojnë versionin e tyre./Alsat

TË FUNDIT
23 minuta
VMRO: Për 13 ditë nuk punojnë sallat e operimit në kirurgji
42 minuta
Borrell flet për luftëra dhe tensione që mund të dalin jashtë kontrollit, më pas përmendi Ballkanin
1 orë
ISHP: Epidemi e SIDA-s tek një grup i caktuar i popullsisë në vend
1 orë
Shpërthen zjarr në kazermën “Gjorçe Petrov” në Shkup
1 orë
Sot fillon seanca për zgjedhjen kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese në RMV

ME TE LEXUARA

23 orë
Kasami: Fronti Evropian të luaj rol konstruktiv në opozitë
3 orë
Agjencia e postave do ta prezantojë gjendjen e tregut postar në RMV
21 orë
Ja në cilat komuna të Maqedonisë së Veriut do të ketë zgjedhje të parakohshme komunale
1 ditë
Aksident i rëndë afër Mlladenovcit – shoferi i veturës humbi jetën nga përplasja me autobusin, 30 të lënduar
14 orë
Ministria e Drejtësisë: Dënojmë gjuhën denigruese të VMRO-së ndaj institucioneve shtetërore
23 orë
LLoga: Dhuna e numrave nga komuniteti shumicë në Maqedoninë e Veriut ka dhuruar vetëm pasoja për shqiptarët
3 orë
Gjykata Administrative nuk pranoi padinë e Frontit Evropian për rivotim në Llërcë
20 orë
Memetin s’mund ta shkarkojnë, por e sugjerojnë: Të mos marrë pjesë në punën e Këshillit të Prokurorëve derisa zgjat procedura kundër tij
1 ditë
Fronti Evropian ka ngritur padi në Gjykatën Administrative për vendimin e KSHZ-së për rivotimin në Zhelinë

LEXO MË SHUMË

Klinika-Shkup

VMRO: Për 13 ditë nuk punojnë sallat e operimit në kirurgji

Borell

Borrell flet për luftëra dhe tensione që mund të dalin jashtë kontrollit, më pas përmendi Ballkanin

hiv sida

ISHP: Epidemi e SIDA-s tek një grup i caktuar i popullsisë në vend

zjarrfikes

Shpërthen zjarr në kazermën “Gjorçe Petrov” në Shkup

Prokuroria

Sot fillon seanca për zgjedhjen kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese në RMV

Bisera Kostadinovska Stojçevska

Deputetja e LSDM-së dorëzon ankesë kundër Afrim Gashit: Betimin e lexoi fillimisht në gjuhën shqipe

vulin

Policia arreston në Leposaviq bashkëpunëtorin e ngushtë të Vulinit, ja për çfarë dyshohet

visar-ademiu-600x360

Visar Ademi: Mickoskin nuk e shoh si kozmopolit, shqiptarët nuk i përfshiu te financat, mbrojtja dhe punët e jashtme

dejvid daviv gir geer

Gir: Jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re dhe me të gjithë ata që mbështesin reformat

INFO

NA NDIQ