Transportuesit privat, dështon edhe thirrja e tretë publike e Qytetit të Shkupit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

10 Prill, 2023

Kaosi në transportin publik në kryeqytet do të vazhdojë, pasi ka dështuar edhe thirrja e tretë publike e Qytetit të Shkupit për angazhim të transportuesve privat në linjat ku mungojnë autobusë. Qyteti i Shkupit nuk e pa të arsyeshme të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve, duke mos qenë aspak transparent për mënyrën se si dhe kur do të zgjidhen problemet që nisën mes tyre dhe transportuesve privatë, por që pasojat i vuajnë qytetarët. Sot Qyteti i Shkupit shpalli thirrje të re publike, nën të njëjtat kushte si ai i kaluar. Transportues kërkohen për 16 linja, të cilat gjatë këtyre muajve kanë funksionuar me shumë pak autobusë të NQP e të cilët mbingarkohen me pasagjerë. Për këto linja nevojiten 115 autobusë dhe 245 shoferë, ndërsa thirrja do të zgjasë deri më 24 prill. Mbeten të paqarta arsyet që çuan në dështimin e thirrjes së tretë publike, sepse rreth tre javë më parë Arsovska tha se ishin paraqitur transportues.

Qytetarët ndërkohë presin autobusët për në punë, shtëpi apo shkolla dhe shpesh nuk hipin dot nga numri i madh i pasagjerëve, duke bërë që të vonohen për të mbërritur në shkollë apo në punë.

“Me 57.
-Këto kohët e fundit a ka ndodhur që të vijë autobusi dhe të mos ketë pasur vend? Po ka pas probleme shumë. Jemi vonuar edhe për në shkollë edhe për në shtëpi. Shumë njerëz?
Po shumë, vërtet shumë.”

“Nëse do të ishin në kohë nuk do të kishte rrëmuje”.

“Udhëtoj më linjën 57. Linja 57 është e rregullt, ndonjëherë tani, por në përgjithësi janë mirë. Transport ka. Ka goxha njerëz”.

Për më shumë se pesë muaj transportuesit privatë nuk qarkullojë në kryeqytet. Kjo për shkak të borxhit prej më tepër se 1,5 milion euro të cilin e ka ndërmarrja për Qarkullim Publik ndaj tyre. Për këtë arsye ata në tetor të vitit të kaluar e ndërprenë punën, ndërsa në nëntor për disa javë protestuan duke bllokuar rrugët kryesore të Shkupit. Në muajin shkurt transportuesit arritën marrëveshje me Qytetin e Shkupit, që borxhi tu paguhet dhe të aplikojnë për të filluar me punë. /Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

varga eurotalks

Politika e Vuçiçit njësoj si e Millosheviçit, Varga për Eurotalks (VIDEO)

elmi

Aziri: Ja çfarë e pengoi bashkimin e Alternativës, Besës dhe ASH-së? (VIDEO)

rama bbc

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo. Tani është koha për paqe

Mickoski-vmro

Mickoski: Jam për një Qeveri të gjerë pro-maqedonase, tani jemi të nënshtruar nga BDI

Aggeler

Aggeler: Maqedoninë e Veriut e presin vendime të vështira, por ne jemi aty

Struga-780x439-1

Struga pret mërgimtarët për sezonin veror

kurti-1

Kurti zbulon një për një, emrat e sulmuesve të KFOR-it

droge

Aksion i përbashkët Maqedoni – Greqi, kapen 160 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro

Saimir_Tahiri

Ambasada amerikane reagon pas lirimit të ish-ministrit Tahiri: Do të ketë pasoja

INFO

NA NDIQ