Transportuesit privat, protesta para NQP-së

Protestuesit e autobusave privat edhe sot kanë vazhduar me protesta para NQP Shkup, një numër i madh protestuesish dje ishin para qytetit të Shkupit por nuk mundeshin të takohen me kryetaren Arsovska, informon Klan M.

Kjo vjen si pasojë nga mosmarrëveshja me kryetaren e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska e cila u ndërpreu kontratën transportuesve privat Makespres dhe Slloboda prevoz duke i akuzuar se kanë vjedhur paratë e biletave.

Transportuesit privat kanë përgënjështuar akuzat këtë duke paralajmëruar protesta çdo ditë nëse nuk arrihet marrëveshje. /KlanMacedonia/