Trau i hekurudhës në Llopat ende s’është rregulluar! Grubi thotë se ka vepruar, zv/drejtori pret të nxehet moti

Picture of designer@fetishimedia.ch

01/02/2022

E shtuna që lamë pas ishte dita kur zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, për herë të parë dëgjoi për problematikën e banorëve të fshatit Llopat, atë të mosfunksionimit të traut ndalues në hekurudhën afër fshatit. Me raste aty nuk punon as sinjalizimi.

“Të ju them shumë sinqerisht hera e parë që po lexoj, dëgjoj apo kam parë një gjë të tillë, por ju premtoj se që sot do të merrem me këtë çështje”, tha Grubi.

Banorët e kësaj zone edhe sot deri te TV21 dërguan video ku shihet se asgjë nuk është lëvizur në drejtim të sanimit të problemit.
Ndërkohë TV21 sot pyeti zëvendëskryeministrin e parë Grubin se çfarë ka ndërmarrë konkretisht për të zgjidhur problemin.

“Vepruam menjëherë. Të shtunën në komision ekonomik ndryshuam planin investues për 2022 të hekurudhave duke e plotësuar atë plan me përfshirjen e trarëve në vendet më rrezikshmëri Llopat, Rramanli, Kondovë dhe Rashçe si dhe tjera vende ku nevojitet. Tash ndërmarrja e hekurudhave duhet ta realizon planin”, deklaroi Grubi.

Por nga “Hekurudhat e Maqedonisë- Infrastruktura” thonë se mjetet nuk janë problem për sanimin e defektit sepse nuk ka mungesa të tilla, por problem janë temperaturat e ulëta të cilat po pengojnë që të punohet në riparimin e defektit. Shtojnë se prej kur hekurudha punon me defekt çdo tren merr urdhër që të ndalet, për të siguruar kalesën rrugore dhe pastaj vazhdon me lëvizje.

“Për shkak të temperaturave të ulëta nuk kemi mundur që të mënjanojmë defektin, respektivisht të ndryshohet pjesa e izoluar. Me përmirësimin e kushteve klimatike menjëherë do të bëhet ndërrimi i pjesës së izoluar. Lusim për mirëkuptim për shkak se defektin nuk mund ta riparojmë për shkak se nuk varet prej nesh”, tha Boro Radevski, ndihmës drejtor për pajisje teknike në Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura.

Megjithatë edhe pse nga “Hekurudhat e Maqedonisë- Infrastruktura” thonë se presin që të rriten temperaturat për të riparuar defektin, banorët e Llopatit nga Komuna e Kumanovës për këtë problem janë ankuar pothuajse 4 muaj më parë. Rruga që kryqëzohet me hekurudhën lidh qytetin e Kumanovës me fshatrat e Komunës së Likovës.

TË FUNDIT

Zgjerohen hetimet për zjarrin në Koçan, jozyrtarisht janë arrestuar gruaja dhe vajza e pronarit.

Vendimi për mbylljen e TikTok në Shqipëri, shkon në Gjykatën Kushtetuese

Edhe këtë javë, deputetët në pushim! – Këtë muaj s’ka seancë për pyetje të deputetëve

Ejup Rustemi dhe 5 të dyshuar të tjerë dyshohen se kanë keqpërdorur 762 mijë euro, MPB jep detaje

Prej prillit rroga minimale do të jetë më e madhe për 2.200 denarë në Maqedoni

Limani: Vendimin për paraburgimin e Kreshnik Bekteshit e ka nëshkruar edhe Islam Abazi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË