“Trazira në rajon nëse dënohet Thaçi”/ Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt ka një thirrje publike për Nait Hasanin

Picture of INA
INA

23/05/2025

Në një intervistë të dhënë së fundmi, deputeti i PDK-së, Nait Hasani, paralajmëroi trazira në rast të dënimit të Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale, i cili ndër të tjera po akuzohet edhe për vrasjen e kundërshtarëve politikë.

“Po, nëse gjykohet Hashim Thaçi, kush na siguron neve që nuk do të ketë trazira në rajon? Një luftë e jona, një liri e jona me dalë në bankën e të akuzuarve. Unë besoj se do të ketë trazira në rajon. Të gjithë shqiptarët. Me ma gjyku lirinë time, luftën time, historinë time”, deklaroi deputeti i PDK-së, Nait Hasani.

Këto deklarata të Hasanit, sipas Saim Tahirajt, ish-bashkëluftëtar i Sali Çekajt, përbëjnë një kërcënim të hapur ndaj Gjykatës Speciale.

“Deklarata të tilla, madje edhe protestat kundër Gjykatës Speciale në Hagë, jemi mësuar tashmë t’i dëgjojmë dhe t’i shohim. Këto deklarata kërcënuese janë presione të vazhdueshme për të penguar punën e gjykatës dhe për të ndikuar në vendimmarrje. Janë ndërhyrje në punën e institucionit të drejtësisë dhe plotësisht të papranueshme”, shprehet Tahiraj, sipas të cilit Specialja është produkt i Kuvendit të Kosovës.

“Ky person që lëshon deklarata të tilla është deputet i Kuvendit të Kosovës, ndaj nga pozicioni që ka duhet të jetë shumë i kujdesshëm në deklarime të tilla. Gjykata Speciale është produkt i po atij Kuvendi, deputet i të cilit është, dhe duhet respektuar vendimet që ai Kuvend nxjerr. Deputeti në fjalë është votuar nga populli dhe është i obliguar t’i mbrojë interesat e tij”, shton Tahiraj.

Ai i bën thirrje deputetit Hasani që t’i vizitojë të gjitha familjet e viktimave politike në Kosovë – vrasje për të cilat po gjykohet Hashim Thaçi dhe të tjerët në Gjykatën Speciale.

“Ky deputet duhet t’i vizitojë të gjitha familjet e të vrarëve nga vrasjet politike dhe t’i dëgjojë rrëfimet për vuajtjet dhe shqetësimet e tyre. Të gjitha këto familje janë pjesë e pandarë e popullit tonë dhe meritojnë të trajtohen si të barabarta me të tjerët, sidomos nga ju si përfaqësues i popullit që jeni i obliguar të mbroni interesat e tyre”, thekson Tahiraj.

“Largoni urrejtjen ideologjike dhe pranoni realitetin në Kosovë, sepse vetëm atëherë jeni realistë dhe të drejtë në gjykime. Lejoni të qetë Gjykatën Speciale që të gjykojë dhe të marrë vendime në bazë të provave dhe dëshmive, pa presione publike. Vetëm kështu mund të dalë e vërteta në sipërfaqe dhe e drejta të vendoset në vendin e vet – secili të marrë atë që e meriton: dënimin si fajtor apo lirimin si i pafajshëm”, përfundon Saim Tahiraj për gazetën “Bota sot”.

TË FUNDIT

Mickoski: Do ketë zgjidhje për Inspektoratin e Gjuhëve, së shpejti sigurojmë dhe Badinterin

Arben Fetai fton në takim strukturat e Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë

Mali i Zi përgjigjet Serbisë: Mbështetja për Kosovën nuk është kundër Serbisë

Të dënuarit nga Specialja do të vuajnë dënimin në Belgjikë

Real Madrid tenton sulmuesin që shënoi 21 gola

Juventusi konfirmon zgjatjen e kontratës së Igor Tudor deri më qershor 2027

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË