Trazirat në Francë, presidenti Macron mban takim urgjent me ministra dhe zyrtarë të lartë të sigurisë

INA
INA

3 Korrik, 2023

Presidenti Emmanuel Macron është takuar me ministra dhe zyrtarë të lartë të sigurisë për të diskutuar situatën në të gjithë Francën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në mesin e të pranishmëve ishin Elisabeth Borne, kryeministrja franceze, Gérald Darmanin, ministri i brendshëm dhe ministri i drejtësisë Éric Dupont-Moretti.

Më herët është raportuar se 45,000 oficerë policie janë vendosur në të gjithë vendin në përpjekje për të shuar protestat që kanë vazhduar për pesë mbrëmje radhazi.

Ndërkohë kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se po i shikon trazirat në Francë “me shqetësim”, në një intervistë për televizionin gjerman ARD.

Ndryshe, Emmanuel Macron duhej të ishte sot në Gjermani për një vizitë shtetërore, por duhej ta shtynte atë për shkak të trazirave në të gjithë vendin.

Scholz thotë se ndërsa është i shqetësuar, ai beson se Macron do të jetë në gjendje të menaxhojë situatën.

“Unë nuk pres që Franca të bëhet e paqëndrueshme, edhe nëse imazhet janë sigurisht shumë shqetësuese”.

Ndryshe, Franca përjetoi një ditë tjetër të trazirave, me përleshje të ashpra mes policisë dhe protestuesve.

Kujtojmë se trazirat nisën pasi policia vrau të martën një djalë 17-vjeçar me origjinë algjeriane, Nahel, në periferinë e Parisit, Nanterre.

Si pasojë, qindra njerëz u arrestuan gjatë natës dhe 45 mijë policë u vendosën në rrugët e qyteteve franceze.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-maqedonise-598x330

Aksident i rëndë në fshatin Kamjan. Një i vdekur i moshës 18 vjeçare dhe një i lënduar

Screenshot_2023-10-02-23-10-48-452-edit_com.android.chrome

Aliti: Ahmeti ka biseduar me Kovaçevskin për Ligjin e UÇK-së (video)

Screenshot_2023-10-02-22-04-57-428-edit_com.android.chrome

Gjeneral Lama: Aleksandër Vuçiqi, komandant i paaftë dhe frikacak…

LSDM SDSM

LSDM: Nuk rritet çmimi i energjisë elektrike, nga dhjetori rikthehet tarifa e lirë ditore

bilall kasami

Kasami paralajmëron prurje të reja në Lëvizjen BESA: Bashkohuni në kalanë e shpresës dhe dinjitetit!

universiteti-i-tetoves-UT

Rreth dy mijë studentë të rinj i filluan studimet në njësitë akademike të Universitetit të Tetovës

arber ademi

Ademi: Opozita e bashkuara, zëdhënëse e VMRO-së!

Arbri 05

FNT SkupiFestival Shkup së shpejti do të fillon edicionin e tij të 17 të me radhë

fatos reka arjanit hoxha

Hoxha priti në takim ambasadorin e Fatos Reka

INFO

NA NDIQ