Tre bankat që fituan 83,8 milionë euro për 6 muaj

ina-online
ina-online

01/08/2023

Banka Komerciale, Stopanska Banka dhe banka NLB në 6 muajt e parë të këtij viti, së bashku kanë realizuar fitim prej 83,8 milionë eurove.

Sipas portalit Pari.mk, shuma është më e lartë për 13,7 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa për 32,1 milionë euro më e lartë se në vitin 2021.

Në vitin 2022 fitimi i tyre i përbashkët në 6 mujorin e parë ishte 70.1 milionë euro, ndërsa në vitin 2021, 51,7 milionë euro.

Në 6 mujorin e parë të këtij viti, fitim më të madh ka realizuar Banka Komerciale, me 33 milionë euro.

Stopanska Banka realizuar fitim para tatimi prej 27,2 milionë eurove.  Në fakt, kjo bankë do të ishte renditur e para me 38 milionë euro të regjistruara si fitim, por ka vendosur rezervë speciale për ekspozimin jashtë bilancit prej 10.7 milionë eurove.

Banka NLB renditet e treta sa i përket fitimit me 23,6 milionë euro.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

muamer

Racizmi i prindërve maqedon ndaj nxënësve shqiptarë

evn-fatura

A do të shtrenjtohet rryma pas 1 janarit

bugajski

Bugajski zbulon planin e Moskës – ja synimi që kishin me Serbinë për Kosovën!

Kovacevski

Kërkesa e opozitës shqiptare për ministra në qeverinë teknike, Kovaçevski: Propozimet bëhen nga partia më e madhe opozitare

stevo pendarovski

Pendarovski: Provokimet nacionaliste janë rezultat i fushatave propagandistike nga qendrat e huaja

pushk-gjahu

Vritet 56 vjeçari në Kërçovë nga një pushkë gjuetie

derivate nafta dizeli benzin

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi: Presim vitin e ardhshëm inflacioni të jetë nga 2 deri 2,5 për qind, si dhe rritje të njëjtë të BPV-së

protesta cashke

Protesta në Çashkë, disa prindër kundërshtojnë paralelen në gjuhën shqipe

INFO

NA NDIQ