Tre faktorët kyç që ua ngadalësojnë internetin

INA
INA

12 Shtator, 2023

Ekspertët e WI-FI te Inteli kanë zbuluar tre faktorë që mund t’ua ngadalësojnë internetin, raporton “The Sun”.

Por, disa prej tyre mund të zgjidhen lehtësisht dhe t’ua shpejtojnë menjëherë internetin.

“Tre faktorët kyçë që ndikojnë në shpejtësinë e internetit – vendi ku gjendet ruteri, teknologjia dhe pajisjet që janë të lidhura”, thuhet në udhëzimin e Intel Wi-Fi.

Vendi ku gjendet ruteri

Vendi ku vendoset ruteri Wi-Fi në shtëpi është shumë i rëndësishëm.

Mbajeni larg nga pengesat e mëdha si orenditë apo objektet metalike, që mund ta pengojnë sinjalin.

Pajisjet tjera që emetojnë frekuenca po ashtu mund të ndikojnë në shpejtësinë e internetit.

Këtu përfshihen monitorët për përcjellje të bebeve, altoparlantët Bluetooth, madje edhe mikrovalët.

Mbajeni ruterin në një pozitë të lartë, dhe pozitë qendrore në shtëpinë tuaj.

Teknologjia

Nganjëherë ruteri Wi-Fi është ai që po ju lë në lloç.

“Sigurohuni të flisni me kompaninë nga e cila furnizoheni me internet, për t’u siguruar se po paguani për shpejtësinë që ju duhet. Furnizues të ndryshëm ofrojnë shpejtësi të ndryshme. Është me rëndësi të përditësoni pajisjet tuaja me softuerin më të ri dhe të merrni edhe përditësimet e sigurisë. Nëse ruteri i juaj është vërtetë i vjetër, atëherë zëvendësoni atë me një me më tepër shpejtësi dhe frekuencë”, thonë nga Intel Wi-Fi.

Pajisjet e lidhura

Nëse keni tepër pajisje të lidhura në një ruter, atëherë mund të jetë problem tjetër.

Duhet të bëni një selektim për pajisjet që mund të lidhen në ruterin Wi-Fi tuajin në të njëjtën kohë.

Nëse përdorni shumë pajisje në të njëjtën kohë, shikoni video, luani lojë, atëherë gjitha aktivitetet mund ta “lodhin” Wi-Fi ruterin e juaj.

Nëse gjitha këto aktivitete i bëni njëkohësisht atëherë shpejtësia e internetit do të jetë më e vogël.

Fikni pajisjet që nuk i përdorni dhe lërini shkarkimet apo përditësimet në një orar kur nuk u duhet interneti.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Inteligjenca artificiale AI

Si inteligjenca artificiale lëshon lajme të rreme duke ndryshuar atë që shohim rreth nesh

apple-iphone-15-pro-3

Klientët aspak të kënaqur nga iPhone 15, kjo është arsyeja

loja-counter-strike-game

Më në fund del në treg “Counter Strike 2”

moti-1

Në retë e qiellit ka .. mikroplastikë?!

facebook-meta

Meta prezanton robotët me “personalitet”

iphone-xs-photo-650x358

Shfletuesi Vivaldi vjen në iPhone dhe iPad

PS playstation

Sony me ofertë për blerësit e Play Station 5 – publikon listën e videolojërave falas

mark-zuckerberg

Meta prezanton robotët me “personalitet”

amazon-firma-587x396-1

SHBA-ja e akuzon “Amazonin” për monopol të paligjshëm

INFO

NA NDIQ