Tre kandidatë nga LSDM po shihen si pretendentë për garën për president

Picture of INA
INA

15/05/2023

Në LSDM dhe partnerët e saj kanë nisur diskutimet e brendshme për zgjedhjen e një kandidati të përshtatshëm për garën për president të vendit, që do të zhvillohet vitin tjetër.

Sipas portalit Ekspres, në garën ishin katër kandidatë, por njëri prej tyre ka rënë nga kalkulimet dhe bëhet fjalë për ish-kryetarin e Shkupit apo ministrin aktual të Pushtetit Lokal nga radhët e liberal-demokratëve, Risto Penov.

Pas analizave të ministrit të Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov, kreu i LSDM-së vendosi që ish-kryetari i Shkupit të mos jetë më në garë për kandidatin për president.

Në garë mbetet presidenti aktual i vendit, Stevo Pendarovski, i cili këto ditë po kalon një sprovë që i është vënë para së gjithash nga BDI-ja por edhe nga LSDM-ja.

Kandidati i dytë është ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili përveç se ka selinë e tij joformale, me muaj të tërë i formaton paraqitjet e tij publike sikur të ishte kandidat aspirant për president.

Kandidatja e tretë është Radmila Sheqerinska, e cila qarqe nga LSDM-ja thonë se në stilin e saj “shpreh gatishmërinë për të hyrë në betejën për president.

BDI-ja aktualisht po shkon me skenarin e mbështetjes së një kandidati presidencial nga LSDM për shkak se është e lidhur me një kryeministër shqiptar në qeverinë teknike, por edhe një kandidat i veçantë po shqyrtohet nëse partitë e tjera shqiptare dalin me një kandidat të mirë të përbashkët shqiptar që mund të të jetë më i mirë se kandidati i LSDM-së, shkruan portali Ekspres.(INA)

TË FUNDIT

Rama me krimin harxhoi 70 milionë euro për vota, fali 200 milionë euro gjoba, reagoi Berisha nga protesta në Tiranë

Albrim Hoxha: Jam “ushtar” i Aleancës dhe VLEN-it, gjithmonë kundër BDI-së!

Reuters: Shqipëria e vogël dhe aspiruese pret samitin gjigant europian

Mexhiti: Jemi në bisedime me deputetët e Frontit

Vendimi për shqipen mund të shtyhet

Shqipëria po tkurret, INSTAT: Po vazhdon rënia e popullsisë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË