Tre kandidatë shqiptarë në garën për komunën e Kërçovës

Picture of Ina Online
Ina Online

03/06/2025

Në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në vjeshtë, për komunën e Kërçovës po përflitet se mund të garojnë tre kandidatë shqiptarë. Koalicioni VLEN ka konfirmuar se do të ketë një kandidat për këtë komunë, megjithëse ende nuk ka bërë publik emrin e tij. Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëherazi përfaqësues i VLEN-it, Bilall Kasami, tha se emri i kandidatit do të dalë pas konsultimeve të gjera me qytetarët, strukturat e partive, shoqërinë civile dhe me faktorë të tjerë, ndërsa mund të përdoren edhe sondazhe për të përcaktuar kandidatin më të pranueshëm.

Një tjetër kandidat i cili tashmë ka shpallur publikisht garimin e tij është Shkodran Alili, që do të marrë pjesë si i pavarur. Ai ka bërë thirrje që kësaj here partitë të hapin rrugë për rininë, duke theksuar se është koha për një rotacion politik që i jep hapësirë të rinjve të dëshmojnë kapacitetet e tyre për të ndërtuar të ardhmen.

Ndërkohë, BDI, që e konsideron Kërçovën si bastion, ka gjasa të dalë sërish me kandidatin e saj. Kryetari aktual i komunës, Fatmir Dehari, shpreh gatishmërinë për të kërkuar një mandat të katërt, por vendimi përfundimtar do të varet nga vendimi i partisë dhe rezultatet e sondazheve të opinionit publik që do të tregojnë mbështetjen e qytetarëve.

Nga blloku maqedonas, ende nuk ka pasur qëndrime zyrtare për kandidaturat për komunën e Kërçovës. Pritet që VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja të dalin me emrat e tyre në javët në vijim. Zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor dhe po pritet me interes të madh gara për këtë komunë të rëndësishme të Maqedonisë së Veriut.(INA)

TË FUNDIT

Zv/ministrja Sadiku sqaron statusin e shpërblimit për karateistin Berat Jakupi

ASH: Ministri Azir Aliu e nisi mandatin me spastrimin etnik të shqiptarëve në Komisionin Nacional për Diabetin

Arbër Ademi i reagon kryeministrit: Unë jam shqiptar, jam pjesë e këtij shteti dhe nuk kam ndërmend të hesht

Sllaveski: Nuk është turp puna shtesë për pagë minimale, edhe unë kam punuar në supermarket

Cila është pasuria e ministrit të ri të Shëndetësisë, Azir Aliu (DOKUMENT)

ASH-Taravari: Qeveria po e shtynë Ligjin për Përfaqësim drejt një agonie pa fund

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË