Tre persona kanë sulmuar fizikisht një punonjës të ndërmarrjes NP “Pastrim dhe Gjelbërim”, njoftoi sot SPB Kumanovë. Dhuna është denoncuar në polici nga një koleg i punëtorit.
“Punonjësi ka lajmëruar se në Deponinë e qytetit “Krasta” kolegu i tij D.M. (46) nga Kumanova është sulmuar fizikisht nga M.XH. (22), S.J. (51) dhe N.J. (50) me një send të fortë dhe metalik”, thonë nga policia.
SPB Kumanovë po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.