Tre të burgosur arratisen nga burgu i Idrizovës, por policia arriti t’i kap

ina-online
ina-online

10 Gusht, 2023

Sot (10.05.2023) rreth orës 16:45, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për kërkim në SPB Shkup dhe nga Njësiti policor për intervenim në Shkup, kanë privuar nga liria I.J.(36), E.D.(36) dhe M.R.(37), të gjithë nga fshati Studeniçan i Shkupit, përcjellë Klan M.

Rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm janë arratisur nga Burgu Idrizovës ku po vuanin dënimin .

Gjegjësisht, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, të tre janë vërejtur në fshatin Lisiçe me veturë të tipit “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit. Ata nuk janë ndalur në tabelën e ndalimit të dhënë nga punonjësit e policisë dhe kanë vazhduar lëvizjen drejt fshatit Jurumleri, por shumë shpejt janë kapur dhe privuar nga liria, njofton Klan M. Në të njëjtën kohë, tek I.J. dhe E.D. janë gjetur dhe konfiskuar dy thika. Ndryshe I.J. u dënua me gjithsej 11 vjet burg për krime të kryera nga neni 215, neni 418-b dhe neni 144 i Kodit Penal, dhe kishte pesë vjet e tre muaj për të vuajtur. E.D. u dënua me shtatë vjet burg për vepër penale të kryer nga neni 215 i Kodit Penal dhe duhej të vuante 18 muaj dënim. Ndërkaq, M.R u dënua me tetë vjet e tre muaj burg për krime të kryera nga neni 215 dhe neni 418-b i Kodit Penal dhe duhet të vuante tre vjet të dënimit. Ata do të dërgohen në burgun e Idrizovës për vuajtjen e dënimit të mbetur” – thonë nga MPB. /KlanMacedonia

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-maqedonise-598x330

Aksident i rëndë në fshatin Kamjan. Një i vdekur i moshës 18 vjeçare dhe një i lënduar

Screenshot_2023-10-02-23-10-48-452-edit_com.android.chrome

Aliti: Ahmeti ka biseduar me Kovaçevskin për Ligjin e UÇK-së (video)

LSDM SDSM

LSDM: Nuk rritet çmimi i energjisë elektrike, nga dhjetori rikthehet tarifa e lirë ditore

bilall kasami

Kasami paralajmëron prurje të reja në Lëvizjen BESA: Bashkohuni në kalanë e shpresës dhe dinjitetit!

universiteti-i-tetoves-UT

Rreth dy mijë studentë të rinj i filluan studimet në njësitë akademike të Universitetit të Tetovës

arber ademi

Ademi: Opozita e bashkuara, zëdhënëse e VMRO-së!

Arbri 05

FNT SkupiFestival Shkup së shpejti do të fillon edicionin e tij të 17 të me radhë

fatos reka arjanit hoxha

Hoxha priti në takim ambasadorin e Fatos Reka

Llukman Hebibi

Hapja solemne e vitit të ri akademik në Fakultetin e Administrimit të Biznesit në Kumanovë

INFO

NA NDIQ