Tre të vdekur, 65 të sapo infektuar me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se në 24 orët e fundit:

Janë kryer 695 analiza dhe janë regjistruar 65 raste të reja me COVID-19: Shkup – 47, Manastir – 4, Kavadar – 3, Tetovë, Veles dhe Kërçovë – nga 2, Kumanovë, Ohër, Shtip, Gjevgjeli dhe Berovë – nga 1.

Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (65), janë regjistruar 14 riinfeksione.

Gjatë 24 orëve të kaluara është regjistruar një person i vdekur nga Kavadari (77 vjeç), i cili ka ndërruar jetë në kushte spitalore. Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë me COVID-19 nga Termin im, janë regjistruar dy persona të vdekur nga Shkupi (86 vjeç) dhe Manastiri (65 vjeç), të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën 15.09 dhe 28.09. 2022. Një nga personat ka ndërruar jetë në shtëpi dhe një në spital.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.165.557 testime për COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 343.208, numri i të shëruarve është 333.219, numri i të vdekurve është 9.542 dhe numri i rasteve aktive është 447.(INA)