Tre trajnerët që mund të marrin drejtimin e Bayern Munich

0

‘Bild’ të enjten në mbrëmje ka raportuar se Bayern Munich kanë refuzuar Arsene Wenger, me këtë të fundit që i është vetëofruar kampionëve të Bundesligës.

Po ashtu ‘Bild’, zbulon se italiani Massimiliano Allegri është preferenca kryesore për pasardhësin e Niko Kovac, përcjell lajmi.net. Allegri është i papunë që pas largimit nga Juventus, me të cilën skuadër ka fituar radhazi gjashtë tituj të Serie A. Ata shtojnë se në listën e Bayern Munich janë edhe trajneri i Ajax, Erik ten Hag dhe ai i Tottennham, Mauricio Pochettino.