Tregimi (narrativi) i imponuar në opinion është në shërbim të rehatisë së pushtetit

Nga Shefik DURAKU

Tregimi (narrativi) i imponuar në opinion, i tipit “po këta”(BDI) i dijmë më, s’kanë bërë asgjë, as që duam të merremi me ata, kanë dështuar, janë të pa aftë, por ju (opozita) çka bëni, s’keni kapacitet, vetëm ankoheni,ju nuk dini,blla blla) ky tregim (narrativ) i imponuar nëpër debate televizive, shpresojmë jo nga pushteti për të fituar “qetësinë” dhe amnestinë,për të relativizuar dështimet e tyre, por edhe për ti ikë kritikës nga opinioni dhe ballafaqimit me opozitën, vlerësoj se është shumë i dëmshëm, lëre që ka tendencë për të amnestuar politikisht pushtetin për dështimet, por më e keqja është se kjo është tendencë për të ngulfatur debatin pozitë-opozitë dhe kjo është goditje direkte edhe për ardhmërinë, është tentim për “kidnapim” të ndryshimit që të gjithë e thonë zëshëm se është shumë i nevojshëm.

Ata,që besoj me pavetëdije kanë rënë në këtë kurthë,sipas meje të krijuar nga pushteti, duhet ta kenë të qartë se edhe ata kanë përgjegjësi për vonesën e ardhjes së ndryshimit, pjesa intelektuale, studentët, gazetarë dhe opinionistë, analistët e pavarur etj. Sigurishtë se ata janë masa kritike që është vendimtare nëse do të ndodhë ndryshimi. Opozita,është ajo që e bartë procesin, i prinë por edhe e merr përgjegjësinë për të sjellë ndryshimin. Ky narrativ i nisur se “BDI-në e dimë se ska bërë asgjë, por ju çfarë do bëni”, në vete përmbanë agjendën e përhumbjes, dekoncentrimit të subjekteve politike dekriminalizuese, defokusimin e opinionit publik dhe moralizimin e rremë të një “populli” që qenka në pritje të madhe të ndryshimit. Po fakt, populli po e pret ndryshimin e madh, popull ky pa ëndrra dhe që shikojnë të pashpresë drejt qiellit e me sy të mavijosur nga pagjumësia nga dertet e skamjes që ua ka shkaktuar pikërisht BDI për këto 20 vite.

Apsolutisht nuk jamë kundër kritikës, por në një gjendje ku ndodhemi në si shtet, duke pasë parasysh nivelin e lartë të korrupsionit, sistem gjyqësorë të kalbur dhe me nuanca fashiste, e qasje selektive, me një ekonomi të rrënuar dhe diskriminuese, me sistem arsimor të pareformuar dhe të udhëhequr nga politikanë të frustruar, sistem shëndetsorë me standarde të shekullit kaluar, me një fjalë, një shoqëri me një sistem të rrënuar vlerash pikërishtë nga politika hajdute dhe zhvatëse, sigurishtë se të kritikosh opozitën është një luks që nuk mundë të ja lejojmë vehtes, në një situatë të këtillë, përgjegjësia është e të gjithë neve nëse do të vijë ose jo ndryshimi, ose më mirë thënë e duam ose jo ndryshimin,në duhet të përcaktojmë prioritete dhe jo të kërkojmë arsye. Kritikat ndaj opozitës do të ishin të bazuara nëse opozita do të tregohej e mbyllur dhe nuk do të jepte mundësi, por të qëndrosh “neutral” dhe të kritikosh opozitën se nuk po bën mjaftueshëm mendoj se nuk qëndron, sepse opozitë është çdo një qytetarë që nuk mban pozitë shtetrore.
Narrativi i imponuar më shumë ndihmon pushtetin sesa opozitën, jo që opozita ka mungesë kapaciteti, por opozita ka nevojë për logjistikë, për përkrahje morale nga shtresa intelektuale, por mbi gjitha opozita ka nevojë për guximin e shtresës intelektuale.

Prandaj, tendenca për të gjetë arsyetime nuk është arsye e mjaftueshme për të qëndruar neutral. Është momenti që të gjithë ne ta ndiejmë peshën e përgjegjsisë si individë por edhe si shoqëri, sepse ndryshimi nuk vjen vetvetiu, as nuk vjen nga të qëndruarit indiferent, e aq më pak nga të kritikuarit e opozitës, sidomos kur asnjëher nuk ke kërkuar hapsirë dhe mundësi veprimi. Për fund koalicioni ASH/AAA është sihaqiri më i mirë në funksion të fuqizimit të shqiptarit politik të nëpërkëmbur, vizionit për një të ardhme politike dhe fitores kundër sistemit të kriminalizuar.

*Autori është udhëheqës i Departamentit për Informim-Aleanca për Shqiptarët