Tregu i vetëm i punës në Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Serbi

INA
INA

01/03/2024

Për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë prej sot është mundësuar qasja e lirë drejt tregut të punës në këto tre vende, në kuadër të nismës Ballkani i hapur. Ata do të mund të punojnë në të tre shtetet me numër të vetëm për identifikim, pa kurfarë procedura shtesë.

“Prej 1 marsit të këtij viti, qytetarët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut përfundimisht do të mund të jetojnë dhe punojnë në cilin do prej tre vendeve si në vendin e vet. Për këto hapësira tona ku rregulla e parë e administratës publike ishte ‘nuk mundet’, 1 marsi është revolucion. Para saktësisht tre vite e tre muajve, liderët e vendeve nga Ballkani i Hapur vendosën dhe nënshkruan vendim vizionar për vendosjen e qasjes së lirë drejt tregut të punës në Ballkanin Perëndimor. Tre vite e tre muaj liderët dhe disa njerëz të vyeshëm nga administratat i bindën me argumente logjike kolegët e tyre të ‘nuk mundet’”, deklaroi kryetari i Odës ekonomike të Serbisë (PKS), Marko Çadezh, i cili është ndër të parët që mori ID Ballkan i Hapur, certifikatë elektronike e cila mundëson të punojë në cilin do vend të Ballkanit të Hapur.

Përparësitë nga lëvizja e lirë e punëtorëve në rajon, pa kurfarë barriera administrative janë të shumëfishta, duke filluar nga mundësia për kryerje të punëve sezonale, përmes uljes së profesioneve deficitare dhe përforcimit të besimit tek investuesit deri te rritja e sektorëve kyç në ekonomi.

Qasja e lirë drejt tregut të punës prej rreth 11 milionë banorëve pritet ta parandalojë ikjen e mëtjtjeshme të të rinjve nga rajoni përmes ofrimit të mundësive për punësim, por edje t’u përgjigjet kërkesave në rritje për kuadër cilësor, sië në kompani lokale, ashtu edhe në ato ndërkombëtare të cilat punojnë në rajon.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisës dhe Serbisë, të clët dëshirojnë të punësohen në ndonjërën prej anëtareve të Ballkanit të Hapur apo tashmë kanë gjetur punëdhënës, duhet të kenë numër amë për të cilin, në mënyrë elektronike do të mund të regjistrohen në disa hapa. Kjo do të thotë se duhet të plotësojnë formular në platformën (eAdministrata) dhe të bashkangjisin dokument biometrik valid. Në bazë të të dhënave të parashtruara, organet kompetente përmes platformës eAdministrata gjenerojnë numër të vetëm identifikimi të Ballkanit të Hapur (IDOB).

Pas kësaj, pala e interesuar mund t’i qaset portalit për eAdministratë të vendit të caktuar dhe të parashtrojë kërkesë për qasje tëlirë drejt tregut të punës. Vendi i caktuar, pas kontrollit e sjell vendimin përfundimtar. Pas marrjes së lejes, personi i interesuar mund të punësohet, nën kushte të njejta si qytetar i lirë i shtetit, deri në dy vite, ndërsa pas skadimit të kësaj periudhe mund të vazhdohet qëndrimi, afati i lejes së punës.

Në kuadër të Ballkanit të Hapur, në dhjetir 2021 u nënshkruan marrëvehsje për kushtet për qasje të lirë n[ tregun e punës në Ballkanin Perëndior, si dhe për lidhje të skemave për identifikim elektronik të qytetarëve nga ky rajon.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bilall-Kasami-1

“Taravari e ka gjithë koaliconin VLEN pas vetes” – Kasami: BDI në dilemë të qëndrojë ose jo mbrapa Bujarit

azilkerkues-1

Të rinjtë të zhgënjyer me programet e kandidatëve për president

642c989a-1854-4176-9cae-98cd54b1817d

Izet Mexhiti: Bujar Osmani promotori i Open Ballkan dhe 9 pikëshit anti-Kosovë

fe129fe1-3078-4efd-9213-990bfd8c0762

Taravari: Bujar Osmani vonë i ra pishman për “Ballkanin e Hapur”

stevo pendarovski

Pendarovski: Nëse i ndajmë qytetarët për shkak të përkatësisë etnike, shteti do të kthehet prapa

ali ahmeti manastir prespe

Evropa është në luftë, Lindja është në luftë” – Ali Ahmeti falënderon liderët e Frontit që u bashkuan

74485e0b-0e12-4a27-bd6b-b553b07e5a17

Azizi nga Zhelina: Ushtarët e UÇK-së janë të zhgënjyer, thonë se “e nisëm luftën për lliri BDI-ja e shndërroi në luftë për LGBDI”

Unbenannt-21-978x500

Aksident i rëndë në Gjermani, shoferi i kamionit nga Maqedonia

osmani

Presidentja Osmani takon kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi

INFO

NA NDIQ