Trençevska: Do të ketë dialog social edhe për pagat në administratën publike

Picture of designer@fetishimedia.ch

02/03/2022

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot u takua me përfaqësuesit e Sindikatës së DOGJSH me të cilët bisedoi për rritjen e pagave të punonjësve administrativ, pagesë të regresit për pushim vjetor, për stazh të beneficuar të dhënësve të shërbimeve në qendrat për punë sociale, dhe gjetje të mënyrës për përfaqësimin e Sindikatave në marrëveshjen kolektive.

“Ne do të vazhdojmë t’i zgjidhim sfidat. Administrata publike e ka mbështetjen tonë, sepse vetëm një administratë publike profesionale dhe e kënaqur është produktive. Dialogu social dhe partneriteti social duhet të ekzistojnë, prandaj çështjen për rritje të pagave në administratë do ta hapim së bashku. Ne premtuam se do ta hapim edhe çështjen për pikën në marrëveshjet kolektive”, tha ministrja Trençevska.

Nga MPPS informojnë se përfaqësuesit e Sindikatës së DOGJSH propozojnë që rritja e pagave të punonjësve administrativ të jetë graduale, sepse sistemi i pagave në administratë nuk është i lidhur me pagën minimale, por janë pjesë e Ligjit për punonjës administrativ. Në atë drejtim ata kanë kërkuar edhe ndryshime në Ligj.

Ministrja Trençevska potencoi se çështjen për rritjen e pagave në administratë do ta hapë në seancën qeveritare, sepse, theksoi, standardi i punëtorëve janë prioritet i Qeverisë.

Përfaqësuesit e Sindikatës së DOGJSH, besojnë se të punësuarit në ministri, agjenci dhe komuna kanë mbetur me paga më të ulëta, kundrejt rritjes së pagave me marrëveshjen kolektive në shëndetësi, arsim, kulturë dhe në MPB.

Ata theksojnë se duhet të ketë rritje graduale të pagave për të punësuarit në administratën shtetërore, sepse, sipas tyre, sistemi i pagave në administratë nuk është i lidhur me Ligjin për pagë minimale, sepse të drejtat dhe obligimet janë të rregulluara me Ligjin për nëpunës administrativ. Prandaj propozojnë ndryshime të Ligjit për nëpunësit administrativ.

Përfaqësuesit e Sindikatës së DOGJSH kërkuan në të ardhmen të marrin pjesë në bisedat për marrëveshjet kolektive.

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË