Paga për muajin mars do të duhet të jetë në pajtim me vendimin e ri për rritje të pagave, tha ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovana Trençevska, e ftuar në “Magazina Ekonomike” në Alsat.
Marketing
“Me pagesën e pagës për muajin mars, paga e punëtorëve në shtet do të duhet të jenë në pajtim me vendimin e ri për rritje të pagës minimale. Kjo zgjidhje sistemore, nënkupton që çdo vit paga minimale do t’i përcjell harxhimet për jetë, gjegjësisht inflacionin dhe rritjen e pagës mesatare”, tha Trençevska.