Trençevska: Nuk e di prej ku 14 për qind, po bisedohet për sistem për rroga

Picture of INA
INA

04/07/2023

Ministrja e Punës dhe Politkës Sociale, Jovanka Trençevska, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve sot tha se në negociatat për rritje të rrogave në sektorin publik deri më tani nuk është biseduar për 14 për qind, siç thanë dje përfaqësuesit e sindikatave pas mbledhjes së Këshillit socio-ekonomik.

“Unë nuk e di prej nga 14 për qind kur deri më tani nuk është biseduar për 14 për qind. Po bisedohet për sistem për rroga i cili do t’u përgjigjet të gjithëve, të mos harrojmë se rrogat e një pjese të nëpunësve shtetërorë u rritën më mars për 2.175 denarë, kjo varësisht, tek dikush është 7-8 për qind, tek disa madje edhe 16 për qind. Tani për momentin po bisedohet në suaza të Këshillit socio-ekonomik të gjendet zgjidhje sistematike. Po punohet të gjejmë sistem i cili do të jetë në rregull edhe për sindikatat edhe për punëdhënësit, përkatësisht edhe për Qeverinë edhe për të gjithë”, u përgjigj Trençevska në pyetjen e gazetarëve, pas nënshkrimit të Programit për punë dinjitoze.

Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov, i cili mori pjesë në ngjarje, përsëriti se “inflacioni i cili vitin e kaluar sipas të dhënave zyrtare është 14.2 për qind, duhet të jetë parametër bazë sipas të cilit do të përllogariten rrogat e të punësuarve në sektorin publik.

Nëse kemi parasysh se gjithçka është rritur për 14.2 për qind, rrogat tuaja automatikisht janë ulur për 14.2 për qind dhe në atë mënyrë ta eliminojmë momentin e humbjes së fuqisë blerëse dhe përkatësisht punëtorët të mund ta mbijtojnë muajin”, tha Trendafillov.

Ai theksoi se nëse funksionarët nesër heqin dorë nga rrogat e tyre të rritura për 78 për qind secili i punësuar në sektorin publik do të merrte nga 1.500 në neto në llogarinë e vet, nëse ato para transferohen në rroga të të punësuarve në sektorin publik.

Trençevska dhe Trendafillov u përgjigjën edhe në pyetje të gazetarëve rreth kohëzgjatjes së javës së punës për punëtorët që do të angazhohen për projektin me “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e autostradave, me ç’rast ministrja theksoi se askund nuk shkruan se punëtprët ndërtimorë do të punojnë 72 orë në vazhdimësi.

“Koha e punës është 40 orë, me tetë orë shtesë më së paku në javë. Për prioritete strategjike, lejohet, kur lejojnë kushtet e motit, të punohet mbi këto 48 orë. Por, në ligj nuk shkruan askund se ato janë 72 orë. Kjo varet nga kushtet e motit, nga procesi i punës. Prandaj duhet të jemi objektiv kur flasim për orarin e punës në korridoret 8 dhe 10d, se nuk janë 72 orë pune. Ndoshta është mbi 48 orët e lejuara, por nuk janë 72 orë”, sqaroi ministrja, duke cekur se do të respektohen dispozitat ligjore.

Siguria dhe shëndeti i punëtorëve, tha, do të garantohen për të gjithë.

TË FUNDIT
30 minuta
Veterania e arsimit Shpresa Sinani, gruaja që punoi pandalë për emancipimin e grave
1 orë
VLEN: Prokuroria të merret me Bujar Osmani për abuzime si ish-ministër i jashtëm
2 orë
Nga Kate Middleton, te Biden dhe drejtori i FBI, zbulohet se çfarë kërkonte agresori i Trump në internet
2 orë
Zhyti botën në ‘black-out’, çfarë është CrowdStrike dhe si u shkaktua ndërprerja globale në sistemin IT
3 orë
‘Nuk tërhiqem’! Biden reziston ndaj presionit për t’u larguar, beson tek fitorja në zgjedhje

ME TE LEXUARA

21 orë
Najçevska reagon ndaj VLEN pas promovimit të 30 milionë eurove për komunat shqiptare: Po e ndajnë vendin sipas fiseve...
1 ditë
Rama nga Londra: Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian
17 orë
Rama thirrje mërgimtarëve: Kthehuni nga Greqia, këtu do të fitoni më shumë
24 orë
EVN: Është riparuar defekti me rrymën elektrike pas motit të ligë në Shkup
2 orë
Nga Kate Middleton, te Biden dhe drejtori i FBI, zbulohet se çfarë kërkonte agresori i Trump në internet
21 orë
Pasdite në disa pjesë të Maqedonisë priten stuhi me reshje të dendura të shiut, erë të fuqishme dhe breshër

LEXO MË SHUMË

IMG_4549

Veterania e arsimit Shpresa Sinani, gruaja që punoi pandalë për emancipimin e grave

Bujar Osmani

VLEN: Prokuroria të merret me Bujar Osmani për abuzime si ish-ministër i jashtëm

Trump Thomas Matthew Crooks tomas metju kroks

Nga Kate Middleton, te Biden dhe drejtori i FBI, zbulohet se çfarë kërkonte agresori i Trump në internet

haker

Zhyti botën në ‘black-out’, çfarë është CrowdStrike dhe si u shkaktua ndërprerja globale në sistemin IT

biden

‘Nuk tërhiqem’! Biden reziston ndaj presionit për t’u larguar, beson tek fitorja në zgjedhje

arrest ushtar blerim ramadani

Protestë në Shkup për ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin

faton hajrizi

Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua

zelenski trump

Zelensky uron Trumpin për nominimin, pajtohen për “takim personal”

ganimete musliu

Musliu: Fatoni i braktisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët

INFO

NA NDIQ