Treni Kumanovë-Shkup, “më lirë se fal”, por askush nuk e përdor

Picture of INA
INA

18/04/2025

Stacioni i trenave në Kumanovë është renovuar dhe duket shumë bukur, por shumë pak njerëz e përdorin, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Pavarësisht çmimit simbolik që i afrohet falas, linja hekurudhore Kumanovë–Shkup mbetet thuajse e boshatisur.

Çmimi për një biletë njëdrejtimshe kushton 80 denarë, por nëse e merr kthyese është për 10 denarë më lirë (70 denarë ose 140 kthyese).

Nëse i nxjerr dhjetë bileta në një, çmimi për një drejtim kushton 61 denarë ose për 10 udhëtime 610 denarë.

Ndërsa, për studentët deri në moshën 29 vjeçare, bileta kushton më pak se 50 denarë.

Problemi i vetëm është se treni niset herët në mëngjes në ora 6, ndërsa prej Shkupit niset në ora 16 e 30, për të arritur në ora 17 e 20 në Kumanovë.

Pastaj sërish ka nisje në ora 18:00 për Shkup dhe me kaq përfundon.

Të punësuarit në këtë stacion thonë për agjencinë e lajmeve INA se duhet të ketë orare më të shpeshta dhe të duhura, sidomos për studentët dhe punonjësit e administratës.

Kjo linjë, dikur një nga më të përdorurat për udhëtim të përditshëm mes qyteteve, sot është kthyer në një shërbim që ekziston vetëm në oraret zyrtare, por jo në mendjen e qytetarëve.

Kjo situatë shton pyetjet: A ka më vullnet për zhvillimin e transportit publik, apo po e lëmë hekurudhën të vdesë ngadalë, në heshtje? (INA)

TË FUNDIT

Bakiu: Ne jemi të bindur në rrugetimin tone, me VLEN për ndryshim

Rrëfimi i kryeparlamentarit Gashi lidhur me ngjarjen në aeroportin e Shkupit

Aliu: Edhe nëse t’i japin 60 komuna, është e pamoralshme të shkosh te Ahmeti!

Kasami: Rrugë e re, një hap drejt së ardhmes!

VLEN: Po sjellim zgjidhje për ndotjen mjedisore në vendbanimet shqiptare

Mickoski: Do të ndërtohet Fakulteti i Mjekësisë, do të përfundojnë edhe rikonstruksionet e spitaleve në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË