“Tri komuna shqiptare në Serbi dhe tri komuna serbe në Kosovë”, del një propozim interesant për asociacionin, pas vizitës së Këshilltarit të DASh-it

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

16/01/2023

Javën që lamë pas, këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është çështje urgjente. Ai ka thënë se ShBA-ja pret propozime konkrete në tryezën e dialogut me Serbinë.

Ҫështja e Asociacionit është komentuar shumë kohët e fundit.

Njohësit e ҫështjeve politike e kanë komentuar deklaratën e Chollet.

A po shtohet më shumë “presioni” ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit dhe si mund të ruhet kushtetushmëria e shtetit të Kosovës në këtë proces?

Mehmeti: Jo Asociacion siç pretendon Serbia

Analisti politik, Faton Mehmeti lidhur me këtë ҫështje thotë se, deklarata e Chollet është në kuadër të asaj çfarë ShB-a ka theksuar në vazhdimësi, Asociacioni do të formohet, por jo me kompetenca ekzekutive.

“Jo Asociacion siç pretendon Serbia, duke krijuar “Serbi të vogël” brenda Kosovës. Natyrisht se Asociacioni mbetet tema më e ndjeshme e Kosovës gjatë vitit 2023, mes kundërshtimeve të qeverisë mbi bazën e vendimit të Kushtetueses dhe kërkesave të vazhdueshme të ndërkombëtarëve. Kështu që, z. Chollet theksoi atë që tashmë dihet. Kjo deklaratë e tij stabilizon të dyja palët me Kosovën e bindur se s’ka bosnjëzim dhe Serbisë që e sheh si fitore të saj”, vlerëson Mehmeti.

Ndërkaq, profesori Sulejman Mehazi thekson se nuk mendon që këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan, Derek Chollet, ka ardhur në Kosovë për të presionuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me rastin e asociacioneve serbe, pasi detyra e Këshilltarit të Lartë Amerikan nuk është inspektuese e gjykuese, por këshilluese për të bërë propozime balancuese e konkrete të planit franko- gjerman përpara se palët dialoguese kosovare e serbe të takohen në Bruksel për një marrëveshje përfundimtare.

“Vetë deklarata e Këshilltarit të SHBA-ve, Chollet, pas takimit me presidenten, Vjosa Osmanin, dhe kryeministrin, Albin Kurtin, tregoi se asociacioni i komunave serbe është i patjetërsueshëm, por jo si do Serbia, por nën kuadër të kushtetutës së Kosovës. Këshilltari i lartë i SHBA-së me rastin e asociacioneve serbe më shumë ka presionuar palën serbe sesa kosovare, pasi kryeministri i Kosovës dhe më parë është pajtuar për llojin e asociacioneve multi-etnike e jo sikurse që do presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, për llojin e asociacioneve speciale etnike ekzekutive të pakicave serbe në Kosovë”, thotë Mehazi.

Tutje, Mehazi thotë se këshillat e Chollet të SHBA-ve sa janë urgjente për kryeministrin e Kosovës, për formimin e asociacioneve të pakicave serbe, po aq janë urgjente edhe për palën serbe të presidentit të Serbisë, Vuçiqin, që ky lloj i asociacioneve serbe të jetë nën ombrellën e kushtetutës së Kosovës.

“As farë panike politike nuk mund të ketë vizita e Këshilltarit të Lartë të SHBA-ve Chollet për Kosovën, pasi ai ka ardhur për të mirën e Kosovës e kurrsesi për të dëmtuar republikën e Kosovës të krijuar nga vetë SHBA-të, është e palogjikshme dhe e pa arsyeshme të thuhet se Këshilltari i Lartë Amerikan, Chollet, ka ardhur për t’i ndihmuar Serbisë së Rusisë për të cenuar integritetin territorial të Kosovës me anë të asociacionit të pakicave serbe”, vlerëson Mehazi.

Burjani: Burjani: Të propozohet për asociacion të komunave shqiptare në Serbi

Po ashtu, edhe profesori dhe njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani thotë se Chollet ka bërë një propozim rreth Asociacionit, për vetëm tre komuna serbe pa shenja etnike.

“Ai ka lënë alternativë, unë mendoj se duhet bërë propozim për asociacion të komunave shqiptare në Serbi, përderisa vetëm tre komuna serbe ta përbëjnë asociacion në veri pa shenja etnike, pra do të ketë tre komuna shqiptare në Serbi dhe tre komuna serbe në Kosovë, si dhe të nënshkruhet marrëveshja në pako përfundimtare, pra s’mund të ketë komuna etnike, dhe mundësi ndarjeje, siҫ është urgjente themelimi i komunave serbe aq është urgjente themelimi i komunave shqiptare në Serbi, normal se presioni kryesor bëhet jo për marrëveshjen franko-gjermane por asociacion”, vlerëson ai.

Profesor Burjani thotë më tutje se, marrëveshja përfundimtare mund të mos ndodh fare, pasi Serbisë nuk i duhet një marrëveshje e tillë.
“Ne mund të dialogojmë vetëm për asociacion të tre komunave shqiptare në Luginë dhe tre komuna serbe në Kosovë, kjo është e vetmja rrugë që duhet të ndjekim, në të kundërtën më mirë me shku në zgjedhje të jashtëzakonshme se sa me filluar me nda Kosovën në shqiptar dhe serbë. Marrëveshja përfundimtare nuk do të ndodhe fare, pasi që Serbisë asgjë nuk i duhet një marrëveshje e tillë, atyre i vyen vetëm asociacioni etnik serb në Kosovë”, thotë Burjani./BotaSot

TË FUNDIT
1 ditë
Gashi: E kuptueshme sjellja Ramës sepse Albini ja shkatërroi karrierën në Kosovë, Maqedoni, Luginë...
2 ditë
Mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së, Kosova s’është në rend dite
2 ditë
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ja kur dalin rezultatet
2 ditë
LQSHA e DioGuardit: Kosova mos të kushtëzohet, SHBA të ndryshojë politikën e saj në Ballkan
3 ditë
Kurti: I bëj thirrje Serbisë që t’ia dorëzojë Kosovës Millan Radoiçiqin dhe grupin e tij paramilitar

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

shkelzen-gashi

Gashi: E kuptueshme sjellja Ramës sepse Albini ja shkatërroi karrierën në Kosovë, Maqedoni, Luginë…

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

Mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së, Kosova s’është në rend dite

festime-flamuri-kosoves

Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ja kur dalin rezultatet

dioguardi-

LQSHA e DioGuardit: Kosova mos të kushtëzohet, SHBA të ndryshojë politikën e saj në Ballkan

Kurti

Kurti: I bëj thirrje Serbisë që t’ia dorëzojë Kosovës Millan Radoiçiqin dhe grupin e tij paramilitar

flamuri-kosov-be

Kosova njofton Këshillin e Evropës se po përgatit draft-statut për Asociacionin

Hajrulla Ceku

Euro 2027 organizim i përbashkët Shqipëri-Serbi, reagon ministri i Kosovës: Nuk na treguan dhe nuk na pyetën fare

Lutfi Haziri

“Nuk keni parë asgjë”, Haziri: Do të shokohen besimtarët politikë të Kurtit

Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni në Kosovë, Haga nuk e lejon të shkojë në Suedi

INFO

NA NDIQ