Tri ndeshje radhazi pa fitore, Xavi jep kushtrimin te Barcelona: Asnjë hap tjetër fals, na presin edhe 9 finale…

Picture of designer@fetishimedia.ch

23/04/2023

Xavi Hernández, trajneri i Barçës, u shfaq në dhomën e shtypit të “Ciutat Esportiva”, në prag të ndeshjes së nesërme të La Liga-s kundër Atlético Madrid. Ai pret që skuadra katalanase të reagojë pas tre hapave radhazi falsë (dy në La Liga dhe një në Kupë):

“Nesër do të jetë një lojë e vështirë, një ndeshje e madhe. Ndoshta Atletico Madridi është skuadra më në formë e momentit në La Liga; nga rezultatet dhe loja. Ata po luajnë futboll shumë të mirë, ‘Cholo’ po bën një punë të jashtëzakonshme, do të jetë shumë e vështirë.

Ndeshja e fazës së parë mund të shërbejë si referencë për ne. Duhet të përpiqemi ta kemi atë identitet dhe të jemi në zotërim të topit çdo kohë. Ne nuk kemi fituar dy ndeshje radhazi në La Liga. Kupa e Mbretit është një kompeticion tjetër. Jemi shumë të motivuar, duhet të themi ‘ne jemi këtu’. Duhet të tregojmë identitetin tonë. Nuk kemi qenë në nivelin që duam për dy ose tri ndeshje.

Mesazhi im për lojtarët është i qartë: Të jemi sërish të dallueshëm, të mos humbasim kaq shumë topa. Të kemi përsëri një identitet, të gjenerojmë shumë gjëra të tjera në sulm. Ta spostojmë pak më lart vijën e mbrojtjes. E kemi ulur nivelin dhe duhet ta ngremë përsëri.

Çdo ndeshje tashmë është e rëndësishme, na presin edhe nëntë finale. Nëse fitojmë këtë të diel, Atlético Madridi do të kishte shumë pak opsione për ta fituar titullin. Ne do të eliminonim një rival për këtë objektiv në La Liga.

Kthimi i Messit? Unë nuk jam në dijeni të këtyre çështjeve. Ajo që duhet të bëj është të punoj, të mos mendoj për transferimet apo sezonin e ardhshëm. Nuk është koha për të folur për Leon apo transferimet.

Mungesa e golave nga Lewandowski? Ai është mirë, i motivuar. E shoh gjithmonë në kërkim të zgjidhjeve për skuadrën dhe veten, për t’u përmirësuar. Ne jemi të lumtur me të, pavarësisht se nuk po shënon. Ai do të shënojë përsëri dhe do të jetë i rëndësishëm”.

TË FUNDIT

Veprimtari nga SHBA me paralajmërim të fortë: Ja pse zgjedhjet e 9 shkurtit janë më të rëndësishmet që nga paslufta!

John Ratcliffe konfirmohet në krye të CIA-s

Taipi numëron projektet infrastrukturore për 2025, nga projektimi për Tetovë-Prizren deri tek segmenti dytë Bllacë-Shkup

BDI: VLEN dje thanë se s’ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës

Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

Sërish keqtrajtohen të burgosurit e rastit “Kumanova”

ME TE LEXUARA

1

BDI: VLEN dje thanë se s'ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës
1
Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

LEXO MË SHUMË