Tribune de Genėve: Një gazetar shqiptar në Gjenevë kërkon ngritjen e bustit të heroit zviceran Guillaume Tell në Kosovë

Picture of ina-online
ina-online

14/06/2024

Nje bust i Guillaume Tell ne Kosovë? (Un buste de Guillaume Tell au Kosovo?) eshte titulli i shkrimit te redaktorit te gazetes zvicerane ne shqip Nefail Maliqi botuar sot ne gazeten ne Zvicer « Tribune de Genève »

«Duke pasur parasysh numrin e madh të komuniteteve të huaja që jetojnë në Zvicër, shqiptarët ndihen të privilegjuar që busti i heroit kombëtar Skënderbeu qëndron në Gjenevë, në qytetin ndërkombëtar dhe që busti i Nënë Terezës ndodhet në Lozanë. Me kusht që të ketë bashkëpunim të mirë mes Zvicrës dhe Kosovës, pse të mos ngrihet nesër në Prishtinë një bust i heroit zviceran William Tell, pas gjithçkaje që Zvicra ka bërë për shtetin më të ri në Evropë?.. » ka shkruar ne fillim te artikullit (opinione) gazetari i njohur shqiptar ne Gjeneve Nefail Maliqi, redaktor i gazetes zvicerane ne shqio Le Canton27.ch.

Kjo iniciative e gazetarit shqiptar nga Gjeneva eshte pershendetur dhe perkrahur nga autoritetet zvicerane dhe kosovare.

Me poshte po e botojme ne teresti shkrimin e gazetarit Nefail Maliqi botuar ne gazeten zvicerane Tribune de Genève:

Busti i heroit kombëtar shqiptar Kastriot Skënderbeu (1405-1468) u përurua në Gjenevë më 1 nëntor 1997 në brigjet e liqenit të Gjenevës, në parkun William-Rappard, nga veprimtari i shquar Astrit Leka. Zvicra e bëri të mundur këtë ngjarje në shenjë falënderimi dhe respekti për kombin dhe komunitetin shqiptar në territorin zviceran, numri i të cilëve i kalon 300.000 përfaqësuesit.

“Jam shumë krenare që kam mbrojtur historinë e një populli të privuar nga të drejtat, të privuar nga liria… deri në pavarësinë e Kosovës”, deklaroi znj. Calmy-Rey në intervistën e saj të fundit për gazetën zvicerane në gjuhën shqipe, lecanton27. ch.

Iniciativa që po ua propozojmë autoriteteve kosovare dhe zvicerane për krijimin e bustit të William Tell-it në Prishtinë, ka gjetur mbështetje. Është njoftuar qeveria e Kosovës dhe ambasada e Zvicrës në Prishtinë, me shpresën se ky projekt mund të realizohet.

Në fakt, unë personalisht kam pasur rastin të realizoj një ide të ngjashme në të kaluarën, kur kam propozuar në vitin 2011 që një shesh apo rrugë në Kosovë të emërtohet me emrin e ish-presidentes Micheline Calmy-Rey. “Presidentja e Konfederatës Micheline Calmy-Rey do të ketë një vend me emrin e saj në Kosovë” («La présidente de la Confédération Micheline Calmy-Rey aura une place portant son nom au Kosovo») shkruante në atë kohë “Tribune de Genève” dhe media të tjera zvicerane.

Kështu, ndërtimi i bustit të heroit kombëtar të Zvicrës në Prishtinë do të nderonte jo vetëm këtë shtet mik, por edhe Kosovën. Do të ishte njohje për gjithçka që bëri Zvicra para dhe pas luftës, nga marsi 1998 deri në qershor 1999, deri në njohjen e pavarësisë së vendit tonë të njohur nga Berna më 17 mars 2008.

Kjo do të na kujtojë gjithashtu se gjatë luftës në Kosovë, Zvicra hapi derën për më shumë se 60.000 refugjatë kosovarë të cilët më pas u riatdhesuan vullnetarisht në vendin e tyre të origjinës.

Festën kombëtare të Zvicrës, 1 gushtin, e festojnë edhe shqiptarët e Kosovës. Sot, si në Prishtinë ashtu edhe në qytete të tjera, krahas flamurit kosovar dhe atij shqiptar, flamuri i Zvicrës valëvitet në erë. Aktualisht në Kosovë jetojnë dhe punojnë më shumë se 500 qytetarë zviceranë, duke mos harruar 235 ushtarët zviceranë që sigurojnë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, misioni i të cilëve është zgjatur deri në fund të vitit 2026.

Për më tepër, nëse marrim parasysh sa më sipër, duke përfshirë praninë e ambasadës zvicerane në Prishtinë, shtatoren e William Tell-it ndoshta një ditë në kryeqytetin kosovar, duket se zonja Calmy-Rey si dhe autoritete dhe media të tjera zvicerane kanë pasur arsye të mira për ta quajtur Kosovën “kantoni i 27-të” zviceran, nga e kah e ka marrë emrin edhe gazeta jonë. Gazeta online lecanton27.ch është e vetmja media shqiptare në Zvicër që synon integrimin e shqiptarëve dhe promovimin e suksesit të tyre, i cili manifestohet ditë pas dite, jo vetëm në fushën e futbollit (me Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin…), por edhe në biznesit, kulturës dhe madje edhe ne fushen e politikës.

TË FUNDIT
5 orë
Lanë djalin autik në makinë dhe ndërroi jetë, lirohen prindërit shqiptarë në Greqi, zbardhet dëshmia e tyre
5 orë
Deputeti shqiptar në Zvicër mirëpret ‘Dritaren për Investime të Diasporës’
1 ditë
E rëndë në Greqi, 45-vjeçarin shqiptar e zë korrenti nga makina e krasitjes, gjendet i vdekur në arë
1 ditë
U kap duke bërë “drifta” me BMW-në e tij, shqiptari nga Kosova arrestohet në Zvicër
3 ditë
Lojërat olimpike/ Gjermania vendos kontrolle të përkohshme në kufi me Francën

ME TE LEXUARA

1 ditë
U kap duke bërë “drifta” me BMW-në e tij, shqiptari nga Kosova arrestohet në Zvicër
1 ditë
E rëndë në Greqi, 45-vjeçarin shqiptar e zë korrenti nga makina e krasitjes, gjendet i vdekur në arë
5 orë
Deputeti shqiptar në Zvicër mirëpret ‘Dritaren për Investime të Diasporës’
5 orë
Lanë djalin autik në makinë dhe ndërroi jetë, lirohen prindërit shqiptarë në Greqi, zbardhet dëshmia e tyre

LEXO MË SHUMË

greqi policia

Lanë djalin autik në makinë dhe ndërroi jetë, lirohen prindërit shqiptarë në Greqi, zbardhet dëshmia e tyre

islam alijaj

Deputeti shqiptar në Zvicër mirëpret ‘Dritaren për Investime të Diasporës’

ambulanca-sk

E rëndë në Greqi, 45-vjeçarin shqiptar e zë korrenti nga makina e krasitjes, gjendet i vdekur në arë

policia zvicer

U kap duke bërë “drifta” me BMW-në e tij, shqiptari nga Kosova arrestohet në Zvicër

gjermani-kufi

Lojërat olimpike/ Gjermania vendos kontrolle të përkohshme në kufi me Francën

vjosa osmani

Osmani, mërgimtarëve: Jeni zemra dhe shpirti i Kosovës (VIDEO)

policia gjermane gjermani

Vdes një shqiptar në Gjermani, dyshohet për vrasje

trump sulm

Shqiptari dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja

greqi policia

Sherr brenda familjes shqiptare në Athinë, vjehrri godet me armë dhëndrin

INFO

NA NDIQ