Tribunë publike për ndryshimet e Ligjit për Siguri në Komunikacionin në Rrugë dhe Ligjit për Kundërvajtje për projektin “Qyteti i sigurt”, do të mbahet sot në Shkup.
Në tribunë do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ministri i Drejtësisë Igor Fillkov dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në vend, Armen Grigorian.
Projekti “Qyteti i sigurt”, siç deklaroi në disa raste ministri Toshkovski, është një nga prioritetet e MPB-së dhe të Qeverisë, ndërsa qëllimi është që të përmirësohet siguria në rrugë dhe të ulet numri i viktimave.
Në ndryshimet e Ligjit për Siguri në Komunikacionin në Rrugë dhe Ligjit për Kundërvajtje punon grupi i punës, i përbërë nga përfaqësues të MPB-së, Ministrisë së Drejtësisë dhe profesorë nga Fakulteti Juridik në Shkup.
Këto ndryshime ligjore janë të nevojshme për zbatimin dhe funksionimin e plotë të sistemit të zbulimit elektronik të kundërvajtjeve në rrugë, i njohur si “Qyteti i sigurt”. Në përputhje me standardet evropiane, parashikohet që ky proces të digjitalizohet plotësisht dhe të eliminohet faktori njerëzor, gjë që do të mundësonte shmangien e pagesës së gjobës. Sistemi duhet të zbulojë, regjistrojë dhe përpunojë automatikisht shkeljet, duke siguruar efikasitet dhe efektivitet më të madh.