Tripunovski: E vlerësojmë punën e bujqve, janë paguar mbi nëntë miliardë denarë subvencione

Picture of INA
INA

26/06/2025

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski vlerësoi sot se përmes masave konkrete për një vit Qeveria ka arritur ta kthejë dinjitetin e bujqve dhe ta vlerësojë punën e tyre ashtu siç e meritojnë.

“Për një vit Qeveri realizuam një numër të madh të projekteve, zgjidhëm probleme të mëdha, vendosëm sistem për bashkëpunim, ndërtuam marrëdhënie partneriteti me bujqit dhe ua kthyem besimin ndaj institucioneve”, tha Tripunovski në konferencë për media me rastin e një vjetorit të Qeverisë.

Trashëguan, siç tha, situatë kaotike me subvencione dhe paga të papaguara, projekte të bllokuara, çmime katastrofike të blerjes, bujq të dëshpëruar, procedura të komplikuara dhe burokraci, kanale uji plotësisht të braktisura dhe të rrënuara.

Tripunovski numëroi se u janë paguar mbi nëntë miliardë denarë subvencione të mbetura dhe vijuese mbi 70.000 bujqve të cilëve, theksoi, u tregojmë se kanë partner në Qeveri dhe do të mund të përgatiten dhe ta planifikojnë prodhimtarinë e tyre.

Ai përkujtoi se janë miratuar masa ndërhyrjeje për të ndihmuar bujqit, subvencione shtesë prej pesë denarë për kilogram për prodhuesit e kumbullave, tre denarë shtesë për kilogram gruri të dorëzuar nga rendimenti i korrur, gjashtë denarë shtesë për prodhuesit e orizit nga korrja e vitit të kaluar dhe rritje prej 100 për qind të subvencioneve për prodhuesit e elbit nga gjashtë mijë në 12 mijë denarë subvencion për hektar.

Është miratuar edhe Programi për plotësimin e programit afatshkurtër për formimin, ruajtjen, rinovimin dhe shfrytëzimin e rezervave të mallrave, që theksoi se është me rëndësi të jashtëzakonshme për plotësimin e rezervave të mallrave nga prodhimtaria vendore, para së gjithash me orizin dhe grurin.

Potencuan se te duhani është arritur çmim i rritur i blerjes prej 375 në 400 denarë, ndërsa i subvencionit prej 80 në 100 denarë, me çka është arritur çmimi më i lartë në historinë e prodhimtarisë së duhanit.

Janë rritur, thotë Tripunovski, edhe sipërfaqet me duhan. Nëse në vitin 2024 ka pasur 12.959 hektarë tani ka 14.375 hektarë të mbjellë me duhan, ndërsa siç tha gëzon fakti se pas shumë vjetëve ka rritje të sipërfaqeve me elb dhe grurë.

“Për herë të parë në histori është përcaktuar një çmim prodhimi, i cili ka arritur çmimet më të larta të blerjes për dy llojet e rrushit nga vjelja e vitit 2024. ‘Vraneci’ ishte 20,8 denarë për kilogram, ndërsa ‘Smederevka’ ishte 18,3 denarë. Përcaktimi i çmimit të prodhimit për vitin 2025 është në fazën përfundimtare, dhe besoj se vreshtarët do të jenë edhe më të kënaqur këtë vit”, tha Tripunovski.

Duke iu referuar të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, ai deklaroi se ka pasur rritje në blerjen dhe shitjen, si dhe në eksportin e produkteve bujqësore. Rreth 13.000 tonë mollë u eksportuan në dy muajt e parë të këtij viti, 82 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ndërsa sipas Tripunovskit, pati një çmim të shkëlqyer për shitjen e lakrës pranverore, nga e cila priten 40.000 ton prodhim për rendimentin vjetor/

Sipas ministrit Tripunovski, toka bujqësore tani u jepet bujqve të cilët me të vërtetë duan ta përpunojnë dhe të ekzistojnë nga ajo dhe janë lidhur mbi 2 100 marrëveshje për sipërfaqe prej 5.942 hektarë në territorin e shtetit.

Përkujtoi se me rebalancin e Buxhetit në fillim të mandatit ishin siguruar edhe 250 milionë denarë për paga në ndërmarrjen kombëtare “Pyjet e Maqedonisë”, si dhe 100 milionë denarë për pagesa në SHA “Ujësjellësi”.

Janë siguruar edhe 132 milionë denarë shtesë për rindërtimin e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, si dhe është themeluar njësia e projektit “Ujitja e Maqedonisë”, e cila, siç tha ai, më parë ishte plotësisht jofunksionale dhe e papajisur, ndërsa sot, theksoi, kemi ujë në çdo fushë në vend.

Tripunovski në llogaridhënie përkujtoi edhe se është shpallur thirrje publike për ndihmë të bujqve të rinj për fillimin e veprimtarisë bujqësore me ndarjen e 10 mijë eurove për shfrytëzues, si dhe katër thirrje për modernizimin e ekonomive bujqësore me mbështetje prej 600 mijë denarë për një shfrytëzues.

Janë lidhur 68 marrëveshje për kultivimin dhe mbrojtjen e gjahut në gjueti ndërsa është pranuar edhe kërkesa e Sindikatës së Pavarur për Njohjen e stazhit të beneficuar të pjesëtarëve të Policisë pyjore.

“Shumë shpejt llogaritja e re do të jetë në fuqi. Në etapa i zgjidhim kërkesat e tyre për përmirësimin e kushteve për punë dhe ekipim”, tha Tripunovski.

Në pjesën e rregullores numëroi se janë miratuar ndryshime të shumë ligjeve, për pyjet, tokën bujqësore, për gjahun dhe gjuetinë, për fitofarmaci, si dhe analizë të Strategjisë kombëtare për bujqësi dhe zhvillim rural dhe revizion.

Është përgatitur Propozim ligj i ri për bujqësi dhe zhvillim rural, me të cilin thotë se me bujqit, kooperativat bujqësore do të ndërtojnë një themel të fortë për zhvillimin e bujqësisë.

“Angazhimi ynë është të krijojmë masa dhe politika që do ta çojnë bujqësinë në drejtimin e duhur. Të bëhemi një vend që do të rrisë prodhimin e ushqimit, do të rrisë eksportin e produkteve bujqësore, por edhe do ta ushqejë popullsinë tonë me produkte cilësore”, tha ministri i Bujqësisë.

Kritikat dhe akuzat e pabaza dhe të zymta nga opozita, theksoi Tripunovski, nuk na penguan që ta realizojmë atë që ua premtuam bujqve dhe vazhdojmë të punojmë me nder dhe përgjegjësi për sektor të fuqishëm dhe të qëndrueshëm bujqësor.

Ministri Tripunovski, mes tjerash, numëroi edhe se është siguruar mbështetje prej 61,5 milionë denarë për institucionet shkencore arsimore, si dhe 60,6 milionë denarë për manifestime lokale dhe panaire për vitin e kaluar, si dhe 10,9 milionë denarë për këtë vit.

TË FUNDIT

Një urim ndryshe nga Xhensila për ditëlindjen e Ledrit

ASH: Rezoluta e BE-së alarmon për ndikimin serbo-rus, Brukseli e kuptoi, a e kupton edhe VLEN?

Mickoski: Janë arrestuar disa persona për shkaktimin e zjarreve – po luftojmë me stuhinë e zjarrit

BDI: Shqiptarët po përjashtohen, në Agjencinë për Siguri Kombëtare rezultati është 40:1

Maksi i ZNAM-it me tone të ashpra nacionaliste pas raportit të Parlamentit Evropian

Ndryshimi i madh në fluturime brenda zonës Schengen, mjafton vetëm bileta e avionit

ME TE LEXUARA

1
Një urim ndryshe nga Xhensila për ditëlindjen e Ledrit
1
ASH: Rezoluta e BE-së alarmon për ndikimin serbo-rus, Brukseli e kuptoi, a e kupton edhe VLEN?
1
Mickoski: Janë arrestuar disa persona për shkaktimin e zjarreve – po luftojmë me stuhinë e zjarrit
1
BDI: Shqiptarët po përjashtohen, në Agjencinë për Siguri Kombëtare rezultati është 40:1
1
Maksi i ZNAM-it me tone të ashpra nacionaliste pas raportit të Parlamentit Evropian

LEXO MË SHUMË

Një urim ndryshe nga Xhensila për ditëlindjen e Ledrit

ASH: Rezoluta e BE-së alarmon për ndikimin serbo-rus, Brukseli e kuptoi, a e kupton edhe VLEN?

Mickoski: Janë arrestuar disa persona për shkaktimin e zjarreve – po luftojmë me stuhinë e zjarrit

BDI: Shqiptarët po përjashtohen, në Agjencinë për Siguri Kombëtare rezultati është 40:1

Maksi i ZNAM-it me tone të ashpra nacionaliste pas raportit të Parlamentit Evropian

Ndryshimi i madh në fluturime brenda zonës Schengen, mjafton vetëm bileta e avionit