Tripunovski: Në Maqedoni do të hyjë vetëm ushqim i sigurt dhe cilësor

Picture of INA
INA

04/09/2024

“Në sistemin tonë fitosanitar dhe sigurinë ushqimore kemi disa institucione që menaxhojmë, përkatësisht Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë, Laboratorin Shtetëror Fitosanitar, si dhe Ministrinë si politikëbërëse.

Nga viti i ardhshëm do të sigurojmë mjete të shtuara në pjesën e programeve të monitorimit, që nënkupton edhe kontrollin e asaj që hyn në Maqedoni”. Këtë e tha Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski në lidhje me sigurinë e ushqimit në vend.

Ministri Tripunovski shtoi se qytetarët duhet të jenë të qetë sepse në Maqedoni do të hyjë vetëm ushqim i sigurt dhe cilësor. Ai tregoi se nuk do të ndodhë si në të kaluarën që të hyjnë ushqime të pasigurta.

“Do të kthejmë besimin e qytetarëve. Këto institucione do të punojnë në kuadër të kompetencave të tyre. Askush nuk duhet të shqetësohet”, tha Tripunovski.

Ministri shtoi se do të kontrollojë gjithçka që hyn në vend dhe çfarë ushqimesh hanë qytetarët.

“Në këtë segment do të bëjmë rregullore për të mbrojtur edhe prodhimin tonë vendas. Ne nuk do të ndalojmë importin e produkteve bujqësore, por do të kontrollojmë nëse dhe me çfarë cilësie hyjnë në vendin tonë”, ka sqaruar ai.

TË FUNDIT

Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane

OKB: Më shumë se 800 civilë të vrarë në përpjekje për të marrë ndihma ushqimore në Gaza

Kryeparlamentari Gashi pas Srebrenicës viziton edhe varrin e Presidentit historik, Alija Izetbegoviq

Incidenti në Çair, policia ndalon 3 persona, Toshovski: Dyshime mbi versionin e dhënë nga Arsovska

Komuna e Çairit: Incidenti me Arsovskën nuk ka lidhje me komunën, institucionet të veprojnë me përgjegjësi

Minçev: Tre ligje historike për reformën e administratës publike – fundi i punësimeve partiake

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË