Tronditen shkencëtarët: Prodhime të nanoteknologjisë 300 mijë vjet të vjetra

0

Gjatë një misioni hulumtues gjeologjik në vitin 1991, qëllimi i të cilit ishte nxjerrja e arit në malin Ural në Rusi, janë gjetur struktura të imëta, për të cilat besohet se janë prodhim i një civilizimi të vjetër, e cila ka qenë e aftë të zhvillojë nanoteknologjinë para 300 mijë vitesh

Akademia ruse e shkencave ka bërë disa teste në këto objekte misterioze dhe është zbuluar se pjesët më të mëdha të objektit gati në tërësi janë të punuara nga bakri, ndërsa të voglat nga volframi e molibdeni.

Materialet i janë nënshtruar hulumtimit në detaje disa vite pasi zbulimit në mënhyrë që të dihet më shumë për përbërjen e tyre, sepse metalet nuk janë krijuar vetvetiu në natyrë, përkatësisht kanë preadhje artificiale teknologjike.

Sipas të dhënave në disponim, këto nanostruktura janë gjetur në thellësi mes 10 e 40 këmbë, ndërsa hulumtimet tregojnë se janë të vjetra mes 20.000 e 300.000 vite.

Debati për këto objekte do të vazhdojë për shkak të “prejardhjes misterioze”, do të thotë gjithnjë deri sa të ekzistojë mundësia që këto nanostruktura të jenë krijuar nga një civilizim i lashtë, i cili ka jetuar në Tokës para qindra mijëta vitesh.