Tronditet Vatikani, ndodh një tjetër skandal

0

Pas skandaleve financiare në Bankën e Vatikanit e rastet e pedofilisë tek priftërinjtë , një tjetër ngjarje e rëndë ka troditur sot Selinë e Shenjtë.

Më një komunikim zyrtar, zyra e shtypit e Vatikanit ka informuar se me kërkesë të Papa Franceskut ka nisur një hetim ekonomiko- administrativ ndaj korit kishtar të Capella Sistina në pallaltin Apostolik të Vatikanit i cili shoqëron të gjitha meshat e mbajtura nga Ati i Shenjtë.

Nën hetim janë vënë drejtori administrativ dhe përgjegjsëi i këtij kori kishtar, me akuzat e riciklimit të paligjshëm të parave si dhe mashtrim në dëm të shtetit të Vatikanit.

Sipas akuzave të dy personat e vënë nën hetim kanë transferuar në një llogari bankare të hapur në territorin italian, fonde e shuma parash të përfituara nga koncertet e korit e të përdorurar për shpenzime personale.

Hetimet kanë zbuluar një përdorim të paligjshëm të arkës së korit, fakt që ka detyruar Selinë e Shenjtë të ndërmarrë një aksion penal ndaj përgjegjësve si dhe të ndërpres turneun artistik që ky kor po kryente në SHBA.