Trump aksidentalisht vë sanksione përmbi ish-liderin e vdekur të Iranit

0

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump të hënën gabimisht ka futur emrin e ish Liderit Suprem të Iranit, që ka vdekur në vitin 1989, si cak të sanksioneve.

Duke e shqiptuar gabimisht emrin në një konferencë në Zyrën Ovale, Trump tha që po vinte sanksione mbi Ayatollah Khomeini të Iranit.

Ai sigurisht kishte dashur të thoshte emrin e Ayatollah Ali Khamenei, liderit të tanishëm suprem.

Khomeini ka qeverisur si lider suprem i Iranit prej vitit 1979 deri në vitin 1989.

Gjithsesi administrata e Trump e ka shkruar në mënyrë të drejtë emrin.

Sanksionet e vëna të hënë vijnë si pasojë e eskalimit të krizës mes Iranit dhe SHBA’së.