Trump anulon pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik të Davosit

0

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se nuk do të marrë pjesë sikurse parashikohej në Forumin Ekonomik të Davosit, që do të zhvillohet më 21 dhe 25 janar, duke sjellë si argument paralizimin e pjesshëm të administratës federale.

“Për shkak të papajtueshmërisë së demokratëve mbi sigurinë në kufij dhe të rëndësisë që ka siguria për vendin tonë, po anuloj me shumë respekt udhëtimin tim shumë të rëndësishëm në Davos, në Zvicër, për Forumin Ekonomik Botëror”, shkruan në “Twitter” presidenti amerikan.

Donald Trump kërkon 5,7 miliardë dollarë për të ngritur në barrierë prej çeliku ose një mur për të penguar emigracionin e jashtëligjshëm. Por demokratët refuzojnë të miratojnë fondet për këtë projekt, që e gjykojnë të pamoralshëm dhe të pa efektshëm, përcjell Atsh.

Rekordi i paralizës më të gjatë në historinë e SHBA-së është në prag të rënies. “Shutdown” më i gjatë ka qenë 21 ditë, mes fundit 1995 dhe fillimit 1996, nën presidencën e Bill Clinton.