Trump e quan budalla Robert De Niron: Ka marrë shumë grushte nëpër filma

0

Presidenti amerikan Donald Trump e ka sjellë brenda institucioneve të shtetit gjuhën prej një personazhi të emisioneve argëtuese televizive

Pas shumë sjelljeve kontraverse dhe skandaleve që shkaktoi që prej ardhjes në Shtëpinë e Bardhë, Trump kësaj radhe ka kritikuar ashpër edhe aktorin e njohur, Robert De Niro. Reagimi erdhi pasi ylli i Hollywoodit mbajti një fjalim duke kritikuar politikat e presidentit.

“Robert De Niro, një person me inteligjencë të ulët, ka marrë shumë grushte në kokë nga boksierët nëpër filma. E pashë mbrëmë dhe besoj që ai nuk e di që ekonomia amerikane është shumë lartë dhe punësimi është më së miri ndonjëherë”, ka shkruar Trump në internet, transmeton gazetametro.

Komentet

komentet