Presidenti i zgjedhur Donald Trump, ka nominuar disa persona në postet ministrore që kanë befasuar shumë analistë evropianë.
Një prej tyre është Robert F. Kennedy Jr. i cili do të jetë në krye të Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS).
Kjo Agjenci ka një shtrirje të gjerë, që nga mbikëqyrja e ilaçeve, vaksinave dhe sigurisë ushqimore, e deri tek kërkimet shkencore në fushën e mjekësisë dhe programet e kujdesit shëndetësor. Robert F. Kennedy Jr. është kundërshtar i përbetuar i vaksinimeve kundër Coronës por edhe kundërshtar i disa vaksinimeve të tjera. Pas nominit të tij për këtë post ka rënë dukshëm vlera e prodhuesve të vaksinave në burza – si Moderna, Biontech etj.
Por Robert F. Kennedy Jr. ka bukur shumë kundërshtarë në Senat, ndaj mbetet të shihet nëse vërtet do të zgjidhet në këtë post…
Robert F. Kennedy Jr. është nipi i John Kennedy dhe i biri i Robert Kennedy – të dy të vrarë në atentate!