Trump garanton Macronin se nuk ka përçarje SHBA-Evropë

0

Presidenti amerikan Donald Trump garantoi sot, gjatë një takimi me Emanuel Macron, se nuk ka një thyerje mes SHBA-së dhe Europës pavarësisht tensioneve që trondisin samitin e NATO-s në Bruksel, njoftoi sot Elizeja.

“Gjatë takimit të tij prej rreth 40 minutash me homologun francez në selinë e NATO-s, presidenti amerikan ritheksoi lidhjen e tij personale me Europën dhe dha kryesisht mesazhe pozitive dhe konstruktive për Europën”, theksoi presidenca franceze pas këtij takimi.

“Për presidentin amerikan, nuk ka një thyerje të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Europës”, shtoi Elizeja, përcjell Atsh.

Në fillim të samitit Trump kritikoi anëtarët e Aleancës së Atlantikut në veçanti Gjermaninë, se nuk paguajnë atë që duhet për shpenzimet e tyre ushtarake.

Komentet

komentet