Trump godet përsëri Kinën

0

Tarifa të reja për 200 miliardë dollarë produkte Koha e aktivizimit të tarifave të reja është ende e paqartë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tashmë ka futur në fuqi tarifa prej 25% në produkte kineze me vlerë 50 miliardë dollarë, e javën e kaluar ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa të reja në produkte me vlerë 200 miliardë dollarë, duke shtuar gjithashtu se ka edhe gati edhe tarifa në 267 miliardë dollarë të importit kinez, të gatshme nëse atij i nevojiten. Shtëpia e Bardhë në një deklarim ka thënë se Trump ka qenë i qartë se ai dhe administrate e tij do të vazhdonin të ndërmerrnin aksione për të adresuar praktikat e tregtisë së Kinës. Tarifat e reja 200 miliard dollarëshe përfshijnë produkte të ndryshme teknologjike dhe elektronike, si dhe produkte të shumta që variojnë nga çantat e dorës, tek biçikletat e mobilet, shkruan rtv21.tv. Vendimi vjen pavarësisht ftesës nga Thesari i Shtetit drejtuar zyrtarëve kinezë për bisedime me qëllim të zgjidhjes së dallimeve tregtare të dy ekonomive më të mëdha botërore. Ministri i jashtëm i Kinës e mirëpriti ftesën, por Trump më vonë e vuri në pyetje atë, duke thënë se nuk është nën presion për të arritur një marrëveshje me Pekinin, dhe se Shtetet e Bashkuara së shpejti do të pranonin miliarda në tarifa dhe do të punonin produktet brenda shtetit.

Lexo me shume: http://rtv21.tv/trump-godet-perseri-kinen/
© RTV21.tv