Trump “harton listën Putin”, këta janë emrat

0

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump publikoi një listë prej 114 emrash të politikanëve rusë dhe 96 “oligarkëve” që fituan pasurinë e tyre gjatë sundimit të Vladimir Putinit.

Lista përfshin, ndër të tjera, kryeministrin Dmitri Medvedev, ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, si dhe biznesmenët Roman Abramovich, Oleg Deripaska dhe Eugen Kaspersky.

Sipas AP, administrata iu përgjigj kërkesës së Kongresit amerikan që SHBA të dënojë Moskën për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane në 2016.

Moska zyrtare ende nuk ka reaguar ndaj “listës së Trumpit”.