Trump kërcënon Musk: Po shqyrtojmë mundësinë e dëbimit të tij

Picture of Ina Online
Ina Online

01/07/2025

Donald Trump njoftoi sot se “do të shqyrtojë” mundësinë e dëbimit të Elon Musk, pas deklaratave të forta të këtij të fundit për projekt-buxhetin. Presidenti amerikan tha se Komisioni për Efikasitetin Qeveritar (DOGE), i cili u drejtua nga Musk për katër muaj, mund të kufizojë subvencionet për bizneset e tij.

Kur një gazetar e pyeti nëse do të merrte në konsideratë dëbimin e ish-bashkëpunëtorit dhe mbështetësit të tij të lindur në Afrikën e Jugut, Trump u përgjigj: “Nuk e di. Duhet ta shqyrtojmë këtë mundësi.”

Ai shtoi se DOGE mund të përdoret si “armë” kundër Elon Musk, duke e “sulmuar” atë. Komisioni DOGE ka autoritetin për të reduktuar shpenzimet federale, ndonjëherë në mënyrë të papritur dhe të ashpër.

Musk, i cili u largua nga qeveria për t’u fokusuar në bizneset e tij, veçanërisht Tesla, kritikon projekt-buxhetin e Trump, duke thënë se ai do të rrisë kufirin e borxhit.

“Elon merr më shumë subvencione se çdo person tjetër në histori, dhe pa to, do të duhet të mbyllë biznesin dhe të kthehet në Afrikën e Jugut,” shkroi Trump më herët në Truth Social.

Musk paralajmëroi se nëse miratohet projekti, ai do të krijojë një parti të re dhe do të financojë kandidatë në zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane, që do të sfidojnë senatorë dhe deputetë aktualë.

TË FUNDIT

Ndryshimi i madh në fluturime brenda zonës Schengen, mjafton vetëm bileta e avionit

Edona e la Kosovën, u rikthye në Gjermani: Ja pse ika?

Kundër plakjes! Sekreti i rinisë së përjetshme qëndron në një ushqim “magjik”

‘Nuk e di nga dolën’/ Shpat Kasapi përgënjeshtron lajmet e ndarjes

Von der Leyen e kalon “stuhinë” politike, i mbijeton votëbesimit

Kthesë e madhe tek Interi, Çalhanoglu nuk ikën për 10 milionë euro

ME TE LEXUARA

1

Von der Leyen e kalon "stuhinë" politike, i mbijeton votëbesimit

LEXO MË SHUMË