Trump kërkon shtyrje të zgjedhjeve presidenciale në SHBA

0

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar që zgjedhjet presidenciale të parapara të mbahen në nëntor të shtyhen, për shkak që votimi me post mund të jap rezultate të pasakta.

Ai ka sugjeruar se një shtyerje e kësaj date mund të sigurojë një votë më të saktë dhe të duhur, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Shteti i SHBA ka dashur të i bëj votimet më të lehta për shkak të sigurimit të shëndetit publik gjatë pandemisë me Covid-19.

Përmes mesazheve në Twitter, Trump ka thënë që vota përmes postës, do të bëjë votimin e nëntorit një prej zgjedhjeve më të papërshtatshme dhe mashtruese të historisë. Sipas tij kjo do të turpërojë Amerikën.