Trump me vendim të ri për studentët që vlen edhe për Kosovën, kujdes se çfarë postoni në rrjete sociale

Picture of INA
INA

30/05/2025

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të intervistave të reja për viza studentore, ndërsa po u kontrollohen rrjetet sociale të të gjithë aplikantëve të huaj që kërkojnë të studiojnë në Shtetet e Bashkuara. Kjo gjë vlen edhe aplikuesit nga Kosova që dëshirojnë të studiojnë në SHBA.

Sipas një kabllogrami të datës 27 maj 2025, të nënshkruar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ambasadat dhe seksionet konsullore amerikane janë udhëzuar të mos caktojnë intervista të reja për aplikantët e vizave studentore (F, M dhe J) deri në njoftimin e mëtejshëm.

Ky vendim është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të rritur kontrollin ndaj studentëve ndërkombëtarë, veçanërisht në lidhje me aktivitetet e tyre në rrjetet sociale, shkruan politico.

Administrata ka përmendur nevojën për të parandaluar hyrjen e individëve që mund të përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare ose që janë të përfshirë në aktivitete antisemitike.

Megjithatë, mungesa e qartësisë mbi kriteret e kontrollit ka shkaktuar shqetësim në komunitetin akademik.

Disa zyrtarë të Departamentit të Shtetit kanë shprehur shqetësime se udhëzimet e mëparshme kanë qenë të paqarta, duke ngritur pyetje mbi atë se çfarë lloj aktivitetesh në rrjetet sociale mund të çojnë në refuzimin e vizës.

Ky zhvillim ka shkaktuar shqetësim në komunitetin akademik, pasi shumë universitete amerikane mbështeten në studentët ndërkombëtarë për të ardhura të konsiderueshme.

Pezullimi i intervistave për viza mund të ndikojë negativisht në regjistrimet për semestrin e ardhshëm dhe të sjellë pasoja financiare për institucionet e arsimit të lartë. /Telegrafi/

TË FUNDIT

Trump në Dhomën e Situatave ndërsa të gjitha sytë janë te ajo që SHBA do të bëjë më pas

Irani sulmoi bazën amerikane!

Kuotat për shqiptarët u manipuluan, dhjetëra maqedonas u bënë shqiptarë

Premtime dhe vetëm premtime nga BDI, por asnjë i mbajtur

Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, Shasivari: Me ligj avancohet përfaqësimi etnik nëpër institucione

Presidentja Osmani: Në Kosovë prodhohen edhe anije, vetura luksoze – krenari “Made in Kosova”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË