Trump ndalon hyrjen në SHBA për shtetasit e 12 vendeve, masa kundër ‘kërcënimeve të huaja’

Picture of Ina Online
Ina Online

05/06/2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara për shtetasit e 12 vendeve, me arsyetimin se masa synon të mbrojë vendin nga kërcënimet e mundshme terroriste. Vendimi është bërë publik të mërkurën nga Shtëpia e Bardhë, përmes një deklarate zyrtare, dhe pritet të hyjë në fuqi të hënën, më 9 qershor.

Vendimi prek shtetasit nga këto vende: Afganistani, Mianmari, Çadi, Republika Demokratike e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni.

Përveç ndalimit të hyrjes për këto vende, administrata amerikane do të vendosë gjithashtu kufizime të rrepta për shtetasit nga shtatë vende të tjera: Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela.

Sipas presidentit Trump, kjo masë është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj një sulmi të ndodhur të dielën në Kolorado, ku një person, i cili dyshohet se ndodhej në SHBA në mënyrë të paligjshme, hodhi mjete zjarrvënëse ndaj pjesëmarrësve të një marshimi pro-izraelit.

Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar sulmin si një sinjal alarmi për nevojën e rritjes së kontrolleve të emigracionit dhe masave të sigurisë kombëtare.

TË FUNDIT

Zv/ministrja Sadiku sqaron statusin e shpërblimit për karateistin Berat Jakupi

ASH: Ministri Azir Aliu e nisi mandatin me spastrimin etnik të shqiptarëve në Komisionin Nacional për Diabetin

Arbër Ademi i reagon kryeministrit: Unë jam shqiptar, jam pjesë e këtij shteti dhe nuk kam ndërmend të hesht

Sllaveski: Nuk është turp puna shtesë për pagë minimale, edhe unë kam punuar në supermarket

Cila është pasuria e ministrit të ri të Shëndetësisë, Azir Aliu (DOKUMENT)

ASH-Taravari: Qeveria po e shtynë Ligjin për Përfaqësim drejt një agonie pa fund

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË