Sarah Smith/ BBC
Redaktore për Amerikën e Veriut
Donald Trump ndodhet në Dhomën e Situatave bashkë me zyrtarët e tij më të lartë të sigurisë për një takim të planifikuar më herët të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se nga aty po monitorojnë nga afër zhvillimet e sulmit të Iranit ndaj Bazës Ajrore al Udeid në Katar.
Vetë sulmi nuk ka qenë një surprizë e plotë. SHBA-ja ka qenë e përgatitur për diçka të tillë që nga sulmet e saj ndaj objekteve bërthamore iraniane gjatë fundjavës. Të gjitha forcat amerikane në Lindjen e Mesme kanë qenë në gjendje të lartë gatishmërie dhe të përgatitura për një sulm të tillë.
Dhe natyrisht, SHBA-së do t’i duhet pak kohë për të kuptuar saktësisht përmasat e sulmit iranian. Por sapo të kenë ato informacione, Trump dhe zyrtarët e tij më të lartë do të duhet të vendosin se si do të përgjigjen.
Ky është një moment vendimtar, kur do të shihet nëse ky konflikt do të përshkallëzohet në diçka më të madhe, më të gjerë dhe më komplekse sesa çfarë SHBA-ja kishte dëshiruar, apo nëse do të mund të mbahet nën kontroll.
SHBA-ja kishte shpresuar se mund të kryente një goditje kirurgjikale dhe taktike ndaj objekteve bërthamore të Iranit dhe ta mbyllte me kaq. Por një përgjigje iraniane ishte e pashmangshme. Tani të gjithë po presim të shohim se çfarë do të sjellë kjo./BBC