Trump në një mendje me Musk: Ta mbyllim USAID-in!

Picture of Ina Online
Ina Online

07/02/2025

Presidenti amerikan Donald Trump vazhdoi sot sulmet e tij të pamëshirshme ndaj Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), duke bërë thirrje troç që agjencia të “shfuqizohet”.

“Korrupsioni në USAID është në nivele të paprecedentë. Mbylleni atë!”, ka shkruar presidenti amerikan me germa të mëdha në një postim në platformën e tij, Truth Social.

Agjencia kryesore amerikane që shpërndan ndihma humanitare në nivel ndërkombëtar, me një buxhet prej rreth 40 miliardë dollarë në vitin fiskal 2023, ka përfunduar në lupën e programit për riorganizimin e administratës publike, kryesuar nga Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, aleat dhe këshilltar i Presidentit Trump.

Programi i riorganizimit filloi të zbatohej pasi presidenti republikan u kthye në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

“Po zoti President”, i është përgjigjur Musk, Trumpit, duke ripostuar postimin e Presidentit në platformën ‘X’.

Musk ndër të tjera thotë se USAID është një “fole e gjarpërinjve marksistë që e urrejnë Amerikën”.

Në të njëjtën kohë, Trump javën e kaluar tha se agjencia drejtohet nga “një grup radikalësh të çmendur”.

Administrata Trump synon të mbajë më pak se 300 anëtarë të stafit të USAID-it , staf i cili tejkalon 10,000 njerëz në mbarë botën dhe punojnë kryesisht në vende të huaja.

TË FUNDIT

Ministrja e Drejtësisë reagon që Specialja s’po i jep leje Hashim Thaçit për varrimin e babit: Absurde, e padrejtë

Kim Mehmeti: Përderisa prindërit i varrosin të dashurit e vet, qeveria kërkon varr për përgjegjësinë e saj

Nga 3 deri në 20 vjet mund të dënohen të përfshirët në tragjedinë në Koçan! Procedura hetuese mund të nisë këtë javë!

Mickoski pas takimit me Durmishin dhe Stojanoskin: Nga nesër fillojnë kontrollet në terren i të gjithë subjekteve

I shuhen ndjenjat? Egli e prerë me Gjestin: Ti në rrugën tënde, unë në rrugën time

Olsa Muameti flet për Gjestin: Ja në çfarë gjendje e morëm

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË