Trump padit ish-avokatin Michael Cohen për 500 milionë dollarë për shkelje kontrate

Iliria News Agency
Iliria News Agency

13 Prill, 2023

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paditur ish-avokatin e tij për 500 milionë dollarë, me pretendimin për shkelje të kontratës.

Ish-presidenti pretendon se Cohen ka shkelur dëtyrën si avokat për të vepruar në të mirë të interesit të klientit të tij. Kjo pasi Cohen, ka pranuar se si rregullues i Trump-it, ai lehtësoi një pagesë prej 130,000 dollarësh për yllin e pornos, Stormy Daniels.

Në padinë e tij, Trump përmend librin “Disloyal” të 2022-ës dhe podcastin e Cohen, ku thotë se ky i fundit ka sajuar biseda dhe se e ka quajtur ish-presidentin “racist”.

Avokati i Cohen, Davis, në një deklaratë për BBC u shpreh se “Trump duket edhe një herë se po përdor dhe abuzon sistemin gjyqësor si një formë ngacmimi dhe frikësimi kundër Michael Cohen Duket se ai është i tmerruar nga rreziqet e tij ligjore dhe po përpiqet t’u dërgojë një mesazh dëshmitarëve të tjerë të mundshëm që po bashkëpunojnë me prokurorët kundër tij”.

Padia vjen mes sulmeve të përshkallëzuara nga aleatët e Trump ndaj Cohen, i cili është një dëshmitar kyç në një hetim të Nju Jorkut ndaj ish-presidentit.

Një prokuror i Manhatanit javën e kaluar e akuzoi Trumpin për mashtrim në lidhje me pagesat e parave ndaj një ylli porno.

Zëdhënësi dhe avokati i Cohen, Lanny Davis, tha se ishte i bindur se padia kundër klientit të tij do të dështonte.
Veprimi ligjor, i paraqitur në një gjykatë federale të Floridës, gjithashtu akuzon Cohen për “deklarata të pahijshme, egoiste dhe keqdashëse për ish-klientin e tij, anëtarët e familjes dhe biznesin e tij”.

Cohen punoi si avokat i zotit Trump për më shumë se një dekadë.

Prokurorët e Nju Jorkut kanë akuzuar Trump për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit, në atë që ata thonë se ishte një përpjekje për të mbuluar pagesat që synonin të mbanin të qetë një yll porno, Stormy Daniels, për lidhjen e saj të dyshuar me të.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rusia

Plas lufta civile në Rusi? Meçollari: Ushtria ruse dhe Wagner nuk e duan njëra-tjetrën, ka nisur rebelimi

Pence Mike Pence

Pence kandidon për zgjedhjet presidenciale 2024 në SHBA

wagner koloneli putinit

Mercenarët e “Wagner” i marrin peng kolonelin e njohur Putinit

ukraina-rusi-kiev-ushtar

Belgjika i kërkon sqarime Ukrainës për armët e përdorura në sulmet në Rusi

spital-780x439-650x358

Rreth 100 nxënës të helmuar në veri të Afganistanit

gjermani-protest

Mijëra polakë dolën në rrugët e Varshavës për të protestuar kundër qeverisë

Stoltenberg-600x360

Stoltenberg, Erdoganit: Suedia i ka përmbushur obligimet për anëtarësim në NATO

ukraine-ushtare-rusi-kiev

Forcat ukrainase “rifitojnë pozicionet” në Bakhmut

ukraina-rusi-kiev-ushtar

A do të nisë kundërofensiva? Ukraina: Planet duan heshtje, nuk do të ketë njoftim

INFO

NA NDIQ