Trump: Po të isha president, nuk do të ndodhte lufta në Ukrainë dhe sulmi i 7 tetorit

INA
INA

11/01/2024

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, argumentoi se rivali i tij në zgjedhjet e 5 nëntorit, Joe Biden, është i dobët kundër Kinës dhe Rusisë dhe se nëse ai do të ishte president gjatë kësaj periudhe, nuk do të ndodhte lufta në Ukrainë dhe sulmet e Hamasit më 7 tetor, transmeton Anadolu.

Trump, kandidati më i fortë presidencial i republikanëve në zgjedhjet e 5 nëntorit, mori pjesë në transmetimin e drejtpërdrejtë në kanalin Fox News në shtetin e Iowa-s, ku më 15 janar do të fillojnë zgjedhjet paraprake.

Trump deklaroi se Biden është i dobët në politikën e jashtme. “Sot, ju keni kaos. Joe Biden nuk mund të bashkojë dy fjali, por ai po na mbron kundër Putinit, Xi dhe të gjithë liderëve të tjerë të zgjuar”, tha ai.

Duke pretenduar se Rusia nuk do të mund të hynte në Ukrainë nëse ai do të ishte president, Trump tha: “Lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur kurrë, Rusia nuk do të kishte hyrë kurrë (në Ukrainë). Sulmi i fundit ndaj Izraelit nuk do të kishte ndodhur kurrë”.

Trump gjithashtu theksoi se asnjë amerikan i kapur nga Hamasi nuk është shpëtuar ende dhe argumentoi se administrata Biden tregoi “udhëheqje të dobët” në këtë pikë.

Nga ana tjetër, Trump, i cili bëri edhe vlerësime për politikën e brendshme, pohoi se kishte një problem serioz me emigrantët e paligjshëm në vend dhe Biden nuk bëri asgjë për këtë.

Duke iu referuar emigrantëve të parregullt, të cilëve iu është caktuar një zonë strehimi në një shkollë në New York, Trump tha se nëse ai bëhej president, të gjithë ata që hynin ilegalisht në SHBA do të dëboheshin.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kandidatet per president

Osmani i mblodhi nënshkrimet për president, edhe pak ju duhen Taravarit, Dimitrievskit dhe Vankovskës

mjeke

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Afrim Gashi

Gashi: E dhamë provimin e pjekurisë politike duke e bashkuar opozitën

pavaresia e kosoves

Kosova feston 16 vjetorin e Pavarësisë

policia-maqedonise-598x330

Aksioni policor në Gërçec të Shkupit – paraburgim për pesë persona, dhjetë të tjerë janë në arrati

burri ledjones jorgen xoxi

rrëfehet në Top Channel ish-bashkëshorti i Ledjonës: “Vajza më thotë nuk dua të të takoj, do vijmë të të vrasim”

klodian duro meri

VIDEO/Habit Klodi, i propozon Merit: A bëhemi çift dhe arrijmë këtë…

Spitali_tetove-780x470-2

Spitali i Tetovës pranon donacion prej 600 mijë denarëve nga kompania “Lial”

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Trump: Po të isha president, nuk do të ndodhte lufta në Ukrainë dhe sulmi i 7 tetorit

INFO

NA NDIQ