Trump: Putini nuk është gati t’i japë fund luf’tës në Ukrainë

Picture of INA
INA

23/05/2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në bisedat telefonike që zhvilloi me disa liderë evropianë ka thënë se “presidenti rus Vladimir Putin nuk është gati t’i japë fund luftës Rusi-Ukrainë, pasi mendon se është në rrugën e duhur për ta fituar atë”.

Në lajmin e gazetës “Wall Street Journal” (WSJ) të cilin e bazon në tre burime që kanë informacione rreth bisedës, paraqitet një pretendim i ri për bisedat telefonike që Trump zhvilloi më 18-19 maj me disa liderë të vendeve evropiane.

Më 18 maj Trump bisedoi me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrin britanik Keir Starmer.

Trump më 19 maj zhvilloi bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Lidhur me bisedën Trump-Putin më 19 maj pas vlerësimit se “Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat për armëpushim” pretendohet se udhëheqësve evropianë me të cilët bisedoi Trump në të njëjtën ditë u ka thënë se “Putini nuk është gati t’i japë fund luftës Rusi-Ukrainë pasi mendon se është në rrugën e duhur për ta fituar atë”.

Kjo deklaratë e Trumpit ka tërhequr vëmendjen se bien ndesh me deklaratat e mëparshme të Moskës se është “në favor të paqes”. Sipas burimeve me njohuri për takimin, pretendohet se Trump u ka thënë udhëheqësve me të cilët bisedoi më 18 maj se “nëse Rusia nuk bie dakord për armëpushim”, ai mund të vendosë sanksione ndaj Moskës.

Trump në një deklaratë në llogarinë e tij në Truth Social tha se “sapo përfundova një bisedë dyorëshe me presidentin rus Vladimir Putin. Besoj se shkoi shumë mirë. Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat për një armëpushim dhe më e rëndësishmja, për t’i dhënë fund luftës”.

“Toni dhe fryma e fjalimit ishin perfekte. Nëse nuk do të ishte kështu, do ta thoja tani sesa më vonë”, ka thënë Trump duke shtuar se Rusia dëshiron të angazhohet në tregti në shkallë të gjerë me SHBA-në sapo të mbarojë kjo “gjakderdhje” katastrofike dhe se ai pajtohet me këtë.

TË FUNDIT

“Largohuni për të mbijetuar”, Irani nis valë të re sulmesh me raketa ndaj Izraelit

Takim për projekte të përbashkëta – Ali Ahmeti pret ministrin Liburn Aliu

Karl Gega, inxhinieri shqiptar që ndërtoi hekurudhën e parë malore në botë (VIDEO)

Osmani pas samitit të SEECP: BE të heqë sanksionet, qytetarët nuk duhen mbajtur peng

Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare (VIDEO)

Xhaka drejt Milanit pas bisedës me Taren, pritet marrëveshja me “aspirinat”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË