Trump refuzon të nënshkruajë deklaratën e G7 për Izraelin dhe Iranin

Picture of INA
INA

17/06/2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka refuzuar të nënshkruajë një draft deklaratë të përbashkët të përgatitur nga udhëheqësit e G7-ës, e cila bën thirrje për një ulje të tensioneve midis Izraelit dhe Iranit.Ky veprim ka shkaktuar “një përçarje” të hershme midis SHBA-së dhe aleatëve të saj në samitin vjetor që po mbahet në Kanada.
Sipas Reuters, draft deklarata u drejtua nga zyrtarë evropianë dhe thotë se, ndërsa Izraeli ka të drejtë të mbrohet, Iranit nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë një armë bërthamore.Ajo gjithashtu u bën thirrje të dyja palëve të mbrojnë civilët dhe rithekson angazhimin më të gjerë të G7-ës për paqen në rajon, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se vendimi i Trumpit për të mos e mbështetur dokumentin u konfirmua nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, i cili tha: “Nën udhëheqjen e fortë të presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara janë rikthyer në udhëheqjen e përpjekjeve për të rivendosur paqen në të gjithë botën. Presidenti Trump do të vazhdojë të punojë për të siguruar që Irani të mos mund të pajiset me një armë bërthamore”.Në fillim të një takimi dypalësh me kryeministrin kanadez Mark Carney, Trump tha se Irani duhet të fillojë menjëherë bisedimet.
“Do të thoja që Irani nuk po e fiton këtë luftë dhe ata duhet të flasin menjëherë para se të jetë tepër vonë”, tha ai.Ndryshe, deklarata e përbashkët pritej të tregonte unitet midis anëtarëve të G7, por refuzimi i Trumpit për ta mbështetur atë ka nxjerrë në pah dallimet e vazhdueshme se si të trajtohen tensionet në rritje në Lindjen e Mesme.

TË FUNDIT

Dogana e Gjermanisë zbuloi 1,500 merimanga të fshehura në kuti ëmbëlsirash në aeroport

Serbia dhe Kina do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake

13 milionë të zhdukura, kultura e tradhtuar – VLEN i jep fund heshtjes që la pas BDI

Nesër dezinsektim me aeroplan kundër mushkonjave në Shkup

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Kaltrina Beqiri: Pas 20 vitesh e harruat Tetovën – qytetarët nuk mashtrohen më!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË