Administrata Trump vendos tarifa 10% për mallrat nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, ndërsa 37% për mallrat nga Serbia dhe 33% për mallrat nga Maqedonia

Picture of INA
INA

03/04/2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të mërkurën se SHBA-ja do të vendosë një tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë nga Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ai njoftoi gjithashtu për tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me Shtetet e Bashkuara, duke rritur rrezikun për një luftë tregtare dhe rritje të inflacionit.

Ndaj mallrave të importuara nga Kosova është vendosur tarifë prej 10 për qind, ndaj atyre nga Shqipëria 10 për qind, Serbia 37 për qind, Bosnia e Hercegovina 35 për qind, dhe Maqedonia e Veriut 33 për qind.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ndaj importeve nga Kina do vendoset tarifë prej 34 për qind, ndaj atyre nga Bashkimi Evropian 20 për qind, Korea e Jugut 25 për qind dhe Japonia 24 për qind.

Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë u thanë gazetarëve se tarifa bazë prej 10% do të hyjë në fuqi më 5 prill, ndërsa tarifat reciproke do të hyjnë në fuqi pas një jave, më 9 prill.REL

Linku: https://www.evropaelire.org/a/trump-tarifa-kosoves-vendeve-botes/33370278.html

TË FUNDIT

Tetë policë shqiptarë kanë braktisur punën, degradim i madh në Shkup dhe Tetovë

INTERPOL s’e ndryshon vendimin për moslëshimin e fletarrestimeve për Dodikun e Stevandiqin

Mexhiti: Anëtarësia e ASH-së nuk i është përkulur kurrë BDI-së, Taravari rrezikon ta djegë edhe veten

Pandov: Banda të burgjeve porositën të më digjet shtëpia, si hakmarrje për luftën që e fillova kundër krimit

Kasami: Nga dje flasim për VLEN, por juridikisht partitë do të funksionojnë deri në zgjedhje

Gjesti i publikun videon me fansat e tij më të fortë(video)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË