Trump: Shpërthimi në Bejrut mund të ketë qenë një sulm

0

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha që gjeneralët e ushtrisë amerikane i thanë që shpërthimi në Bejrut ishte shkaktuar nga “një lloj bombe”.

“Takova disa nga gjeneralët tanë të shkëlqyeshëm dhe duket se ata mendojnë se nuk ishte një ngjarje e shkaktuar nga një lloj shpërthimi në fabrikë … Duket se ata mendojnë se ishte një sulm. Ishte një lloj bombe”, Associated Press citon të ketë thënë Trump.Disa zyrtarë libanezë kanë deklaruar se shpërthimi në depo në portin e Bejrutit ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga 2.700 ton amoniak, i cili ishte ruajtur atje për disa vjet jashtë rregullave të sigurisë.

Departamenti i Mbrojtjes i SH.B.A.-së nuk sheh shenja se shpërthimi në portin e Bejrutit është i lidhur me ndonjë sulm, shkruan CNN, duke iu referuar tre zyrtarëve të paidentifikuar të Pentagonit.Siç theksoi një nga burimet televizive, në rast se do të kishte indikacione se bëhej fjalë për një sulm, ushtria amerikane në rajon do të ngrihet në një gjendje të gatishmërisë luftarake dhe do të marrë përforcime. Sipas tij, asnjë nga kjo nuk ka ndodhur.