Trump sulmon ashpër Biden: “Presidenti më i korruptuar i historisë, burrë matuf”

INA
INA

31/07/2023

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump në një takim elektoral në Pensilvani ka sulmuar kreun e Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, duke e quajtur “bir kur*e” dhe një burrë matuf.

“Ne kemi në krye dikë që nuk ka qëndruar kurrë në lartësinë e detyrës së tij. Nuk ka qenë kurrë në krye të detyrës. Nuk ishte kurrë. Ne kemi një burrë matuf. Çdo dollar i shpenzuar për të më sulmuar nga republikanët është 1 dollar që i jepet drejtpërdrejt fushatës së Biden-it nëse ai ia del”, tha Trump.

“Presidenti më i korruptuar në historinë amerikane“, e cilësoi më tej Trump pasardhësin e tij duke u shprehur se amerikanë kanë në krye dikë që nuk është në lartësinë e detyrës së tij.
Mes turmës së mbështetësve në Erie Insurance Arena, Trump foli me tonin e kryesuesit për të fituar nominimin republikan për të kandiduar kundër demokratit Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm në SHBA.

Ai përdori gjithashtu podiumin për të kundërshtuar disa çështje ligjore në të cilat ai mbetet i ngatërruar.

Këto përfshijnë një padi federale, të caktuar për majin e ardhshëm, ku ai do t’i përgjigjet akuzave në lidhje me pretendimet se mbante në mënyrë të paligjshme informacione të klasifikuara të qeverisë në kompleksin Mar-a-Lago në Florida.

Trump gjithashtu përflitet shumë se do t’i nënshtrohet një aktakuze tjetër federale, kjo e lidhur me rolin e tij të dyshuar në trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitol.

“Ata pritën dy vjet e gjysmë, gati tre vjet, në mënyrë që të mund ta ngrinin këtë çështje në kulmin e fushatës sime për zgjedhjet presidenciale. Ata nuk po më akuzojnë mua, po ju padisin ju. Thjesht qëllova unë ai që doli para në rrugën e tyre”, tha Trump lidhur me akuzat.

Trump rezervoi një gjuhë fyese edhe për rivalin e tij republikan Ron DeSantis, duke e përshkruar gjithashtu guvernatorin e Floridës si një “bir kur*e” dhe tha se donacionet financiare për rivalët e tij republikanë shërbejnë vetëm për të forcuar përpjekjet e Biden për rizgjedhje.

Trump po ashtu u shpreh se SHBA nuk kanë më një sistem të lirë dhe të drejtë të shtypit, pasi ai e konsideroi mbulimin mediatik të çështjeve të tij ligjore si “marrëveshje të korruptuara të biznesit të familjes kriminale Biden”.

“Lajmet e rreme janë gjithçka që merrni. Ata refuzojnë të diskutojnë për familjen kriminale Biden, por kënaqen duke mbuluar paditë e rreme ndaj Donald Trump, i cili nuk ka bërë asgjë të keqe”, tha Trump.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Gaza

G7: Nevojitet veprim urgjent për të minimizuar humbjet civile në Gaza

biden-trump

Biden: Nuk jam i sigurt nëse do të kandidoja përsërsi, nëse Trump nuk do të ishte në garë

Putin

Putin mbërrin në Emiratet e Bashkuara Arabe

Zelenski

Ambasadorja e Ukrainës tregon arsyet pse Zelensky nuk iu drejtua Kongresit amerikan

europa_flamujt

Samiti BE-Kinë përballet me pengesa të mëdha

grat me te fuqishme

Forbes publikon listën e femrave më të fuqishme në botë, kryeson Ursula von der Leyen

An Ukrainian national flag flag waves over the center of Kharkiv, Ukraine's second-largest city, Friday, Feb. 4, 2022. The situation in Kharkiv, just 40 kilometers (25 miles) from some of the tens of thousands of Russian troops massed at the border of Ukraine, feels particularly perilous. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)

Rusia gjatë natës ka lëshuar 48 drone mbi Ukrainë, rrëzohen 41

JIM townsend

Townsend: Nuk mendoj se do ketë shpërthim lufte në Ballkan

Benjamin Netanyahu

Netanjahu: Vetëm ushtria izraelite mund të çarmatosë Gazën

INFO

NA NDIQ