Trump sulmon Bidenin: Është idiot komplet. Gjithë bota po qesh me të!

Picture of ina-online
ina-online

13/05/2024

Ndërsa është përfshirë nga një mori procesesh gjyqësore për akuza nga më të ndryshmet, përfshirë kriminale, Donald Trump sulmoi sot ulët presidentin amerikan Joe Biden kur e quajti “komplet idiot”.

Trampi ishte në Jersey Shore, ku ai kritikoi vazhdimisht presidentin Joe Biden për të cilin aludoi se qëndon pas akuzave penale me të cilat përballet.

“E gjithë bota qesh me të”

Duke e cilësuar presidentin demokrat si një “idiot komplet”, Trump përpara një turme prej dhjetëra mijërash i karakterizoi në mënyrë të përsëritur rastet kundër tij si të motivuara politikisht dhe me qëllimin për të dëmtuar aftësinë e tij për të bërë fushatë.

“Ai është komplet idiot. Ai nuk është një njeri i zgjuar. E gjithë bota po qesh me të”, tha Trump për Biden.

“Të gjitha këto persekutime po ndodhin vetëm sepse unë kandidoj për president. Nëse nuk do të udhëhiqja në sondazhe me një diferencë të madhe dhe nuk do të kandidoja për president, ata nuk do të ishin pas meje”, tha Trump.

Sërish ai përmendi vitin 2020 duke thënë se i ishin vjedhur votat që të fitonte Biden.

Gjatë fjalimit, Trump krahasoi veten me gangsterin famëkeq Al Capone, diçka që është bërë një tipar i rregullt i fushatës.

“Al Capone ishte aq i keq saqë nëse do të shkoje në darkë me të dhe ai nuk të pëlqente, do të ishe i vdekur të nesërmen në mëngjes. Megjithatë ndaj meje ka më shumë akuza se për të”, tha ai.

TË FUNDIT
13 orë
Trump “godet” Putinin, thotë se do ta bombardonte Rusinë!
22 orë
Macron për njohjen e shtetit palestinez: Po ndodh në moment të dobishëm
2 ditë
Spanja, Irlanda e Norvegjia njohin Palestinën! “tërbohet” Izraeli
2 ditë
Kryeministrin indian “çudit” dynjanë: Jam i zgjedhur nga Zoti! Më dërgoi për një qëllim
3 ditë
Plani me armë taktike atomike/ Zelenskyy me kundërpërgjigjje të ashpër ndaj Putinit – ja detajet e fundit!

ME TE LEXUARA

22 orë
Macron për njohjen e shtetit palestinez: Po ndodh në moment të dobishëm
13 orë
Trump “godet” Putinin, thotë se do ta bombardonte Rusinë!

LEXO MË SHUMË

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Trump “godet” Putinin, thotë se do ta bombardonte Rusinë!

Makron Macron

Macron për njohjen e shtetit palestinez: Po ndodh në moment të dobishëm

Palestina gaza

Spanja, Irlanda e Norvegjia njohin Palestinën! “tërbohet” Izraeli

Narendra Modi

Kryeministrin indian “çudit” dynjanë: Jam i zgjedhur nga Zoti! Më dërgoi për një qëllim

zelenski

Plani me armë taktike atomike/ Zelenskyy me kundërpërgjigjje të ashpër ndaj Putinit – ja detajet e fundit!

Makron Macron

Macron: Unë me të vërtetë mendoj se Evropa jonë mund të vdesë

ukraine

Rusia sulmon një qendër tregtare në Kharkiv, 12 persona humbin jetën, mbi 40 të tjerë plagosen

biden-putin

Biden me deklarata të ashpra për Putin: Qëndrojmë fort me Ukrainën kundër një tirani brutal

anije1

Rusia heq shenjuesit e kufirit me Estoninë, reagon me urgjencë kreu i NATO

INFO

NA NDIQ